E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare, Vetro Energy blen 1.1 miliard USD Albpetrol-in Eva Gjura

Eshte zyrtare, kompania shteterore Albpetrol eshte shitur 850 milione euro ose mbi Privatizimi i "Albpetrol" nga kompania me oferten me te mire "Vetro Energy", ka marre miliarde dollare amerikane, per firmen amerikane "Vetyro Energy". Vendimin e komunikoi dje publikisht, Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e djeshme te qeverise. Vendimi per miratimin e raportit perfundimtar te vleresimit te ofertave dhe shpalljen e fituesit te tenderit per privatizimin e shoqerise "Albpetrol, sha, Patos, u cilesua nga Berisha, si nje zhvillim shume i rendesishem ne thellimin e metejshem te reformave ekonomike nga kjo qeveri, e cila ka si percaktim kryesor privatizimin. Duke iu referuar rastit konkret, Kryeministri theksoi se "ky privatizim synon para se gjithash dhe mbi te gjitha rritjen, e eficences eksploruese te vendit duke e koncesionuar kete ne nje kompani private".

Per Kryeministrin, ky privatizim synon para se gjithash dhe mbi te gjitha rritjen, ne rastin konkret te eficences eksploruese te vendit duke e koncesionuar kete ne nje kompani private, ne kete rast firma me e madhe dhe me njohur ne bote, "Pattern Bogs", e cila shpall fitues kompanine me oferten me te mire "Vetro Energy", me nje vleresim prej 97.79 pike, nga keto 22, 79 pike oferta teknike dhe 75 pike oferta financiare, oferte kjo, sic eshte bere publike me 850 milione euro ose afro 1.1 miliarde USD (Dollare amerikane).

Duke hedhur poshte deklaratat e bera nga opozita ne lidhje me privatizimin e "Albpetrol"-it, Berisha tha se opozita duhet te heqe dore nga mendesite e se shkuara dhe qendrimet dogmatike, sepse, - ka sqaruar ai, - me ane te ketij koncesioni, qeveria iu jep te drejte shfrytezimi firmave. "Per ata, te cilet u servirin shqiptareve mendesite e te shkuares, qendrime dogmatike dhe me shume se kaq, lidhur me koncesionet dhe kompanite private, dua t'u rikujtoj shqiptareve se, ne kete kontrate, ne kete koncesion dhe ne cdo koncesion tjeter, qeveria i jep te drejten e shfrytezimit, ne menyre qe, ne rastin konkret nafta, eventualisht gazi qe mund te jete i fjetur ne nentoken shqiptare, te mund te nxirret dhe te kthehet ne vlere per qytetarin shqiptar", - u shpreh Berisha.

Si pergjigje ndaj qendrimeve qe mbartin mendesi te se shkuares, persa i perket koncesioneve dhe kompanive private, kryeministri ritheksoi se qeveria ka si qellim shfrytezimin e potencialeve te vendit, ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare. "Ne te gjithe kete proces ka nje qellim madhor, pasurite e fjetura te nentokes te shnderrohen ne vlera monetare dhe punesimi per qytetaret shqiptare." u shpreh kryeministri. Ne kete kontekst, z.Berisha qartesoi per qytetaret se privatizimet nuk synojne tjeter vecse shfrytezimin sa me eficent te pasurive, ne menyre qe ti ktheje ne vlera reale per ta "Une i garantoj qytetaret shqiptare se e tera do te kthehen ne miresi per ta dhe kur the miresi nuk kam parasysh nje fjale te embel pa substance, por kam parasysh rruge, shkolla per femijet e tyre, ujesjelles, kanalizime, kam parasysh kanale vaditese, kam parasysh mbeshtetje te fuqishme per fermeret shqiptare, te cilet po rrisin cdo vit ne menyren me te admirueshme prodhimin e vendit. E tera do te perdoret per qytetaret ne te kater anet e vendit dhe natyrisht kjo eshte nje lajm i mire per cdo qytetar shqiptar.", u shpreh kryeministri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›