E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Rama, i zhytur ne abuzim me reklamat e Tiranes

Ministri i Puneve Publike dhe Transportit publikoi dje fakte te rendesishme dhe te pakontestueshme per abuzimet korruptive qe Edi Rama ka bere me reklamat, gjate periudhes qe ishte kryetar i bashkise se Tiranes. Olldashi ka nxjerre fakte dhe shifra vetem per pese vjet, periudha 2005-2010, te mjaftueshme sic tha ai, per te evidentuar skandalin e reklamave qe Edi Rama shperndau kur ishte kryebashkiak. Reagimi i Olldashit vjen pasi ditet e fundit, "z.Rama eshte bere dirigjent i nje pocaqie politike qe synon t'iu mbushe mendjen shqiptareve qe qeveria ka bere "hatane" me reklamen shteterore". Ministri pohoi se "motivet pse ky gjoja "skandal" eshte hedhur ne treg nuk kane te bejne aspak me reklamen shteterore, por kane te bejne me disa interesa te ngushta te dy personazheve. Interesa shume te ngushta ekonomike te z. Koco Kokedhima dhe interesa shume te ngushta te z. Besnik Sula".

Vetem ne intervalin 2005-2010, per shtypin e shkruar rezultojne 300 milione leke, kot vetem per 3 gazeta ithtare te Rames. Keshtu, 115 milione leke te dhena per "Gazeten Shqiptare", ne kohen kur ishte prone e Edisud, pra e Carlo Bolino, mbeshtetes i flakte i PS. Gjithashtu jane 77 milione leke te dhena per gazeten "Shqip", perseri nje organ shume i afert me z. Rama, per mos te thene politikisht i kontrolluar prej tij. Sigurisht qe reklama ka marre dhe "ZP", por "Shekulli" ka qene ne maje te "top-listes" pasi vetem ne 5 vite ka marre nga bashkia e z. Rama 98 milione leke.

Olldashi ketu krahasoi se ndersa per 5 vjet vetem nje bashki dha 300 milione leke per 3 gazeta, vete Ministria e Puneve Publike, nga 2005 deri me sot, ka dhene rreth 700 milione leke te vjetra njoftime shpronesimesh. "Nuk jane reklama, por njoftime shpronesimesh. 11.000 qytetare shqiptare, te cileve 10.000 km rruge iu kane prekur pronat. A mund te me thote ndokush, keto 300 milione leke pra, qe jane sa gjysma e njoftimeve per shpronesim, per cfare i ka paguar z. Rama?!", - theksoi z.Olldashi. ai shtoi se "tek llogaria qe ju permenda, tek pjesa qe i perket gazetes "Shekulli" nuk permenda 1 miliard e 247 milione leke detyrime fiskale te z. Koco Kokedhima dhe te 14 kompanive te tij, te fshira nga regjistri fiskal i bashkise".

Ne vijim ministri u ndal te spotet televizive dhe nisi me vitin 2005: "Transmetimet e spoteve jane te bera te gjitha nga "Delta Publicity" dhe jane prodhuar nga "MC Monitoring", ne fakt e njejta kompani, me te njejtet ortake, brenda te cileve eshte ish-drejtori i galerise se Arteve ne kohen qe z. Rama ishte minister Kulture, mik i afert i z. Rama, z. Edi Muka. Ketu paraqiten me emra te ndryshem ne fakt jane e njejta kompani me te njejtet ortake.

Sa i perket vitit 2006, "perseri "Delta Publicity" dhe "MC Monitoring", prape te njejtet ortake, prape te njejtet kliente qe perfitoje edhe parate e prodhimit te spoteve edhe parate e distribucionit te spoteve". Kurse me 2007 jane 120 milione leke spote te bashkise se Tiranes. Por ku jane cuar spotet? Olldashi zbardh edhe me skandalin: "Vizion+", "Nees 24", Edisud e Carlo Bolinos, "Top Channel".

Olldashi ntha me tej se prodhimet e spoteve ne vitin 2009-2010 i ka bere Juela Shamku, motra e Arber Maznikut, keshilltarit te z. Rama. Jane 5 spote te prodhuara ne 2009 dhe disa te tjere me 2010. "Atehere i bie qe ky zoteria qe po del dhe po bertet per gjoja skandalin e reklamave shteterore, njoftimet e tij i ka botuar vetem ne gazeta klientesh dhe ne gazeten e Partise se Kocos. Spotet i ka transmetuar vetem ne televizionet e tij apo ne televizionet politikisht te kontrolluara prej tij. Prodhimin e spoteve e ka bere ne tre kompani te ndryshme qe, ne fakt, kane te njejtin pronar dhe, me pas, e ka transferuar nga keto tre kompani te ndryshme me nje pronar te vetem, te motra e keshilltarit te tij, Juela Mazniku Shamku dhe, nga ana tjeter, ka fshire nga regjistri fiskal i bashkise miliarda leke detyrime qe kompanite e klienteve te tij duhet t'i paguanin buxhetit te qytetareve te Tiranes", tha Olldashi, duke perfunduar: "Kjo eshte arsyeja qe z. Shalsi qe e njeh mire z.Rama, qe z.Shalsi qe i di keto gjera sikurse di edhe gjera te tjera, thote qe kur z.Rama te vije ne pushtet do te vjedhe me elegance, do te vjedhe bukur dhe pa rene ne sy, por kjo eshte faktikisht e pamundur, sepse, ne fund te fundit, letrat mbeten". Ne mbyllje Olldashi tha: "Nuk kam ndonje kerkese tjeter per z.Rama. Bazuar ne keto fakte, ai le te beje cfare te doje me te ardhmen e vet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›