E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti, ne Athine: Kufiri detar te zgjidhet sipas Kushtetutes Qamil Xhani

Ministri i Jashtem, Edmond Panariti, ka kerkuar nga homologu i tij grek ne Athine, Dimitris Avramopoulos, zgjidhjen e ceshtjes se kufirit detar mes dy shteteve sipas Kushtetutes dhe ligjeve nderkombetare. "Duke iu referuar ceshtjes se kufirit detar mes dy vendeve, Ministri Panariti theksoi se ajo do te trajtohet nga pala shqiptare ne perputhje me interesat e vendit, Kushtetuten dhe legjislacionin nderkombetar", - ben te ditur zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme. Nga ana tjeter, Ministri i Jashtem tha gjate takimit se "ceshtja came dhe e pronave te shqiptareve ne Greqi kerkon zgjidhje". Nje tjeter ceshtje e ngritur ne takim eshte dhe ajo ne lidhje me levizjen e lire te shqiptareve qe udhetojne drejt Greqise dhe dokumentet e tyre. Ai kerkoi, 'shmangien e legalizimit te dokumenteve te te dy vendeve permes hyrjes ne fuqi ne marredheniet reciproke te Konventes per Vulat Apostille', kerkese e cila gjeti mirekuptimin e Ministrit Avramopulos". "Une vleresova politiken e deritanishme te qeverisjes qendrore dhe lokale greke, ne favor te komunitetit te madh shqiptar ne Greqi dhe i kerkova Homologut tim lehtesimin e procedurave qe kane te bejne me qendrimin e integrimin e tyre ne shoqerine greke, por edhe me ruajtjen e gjuhes dhe kultures sone", - tha Panariti gjate konferences per mediat. Dy ministrat biseduan mbi ecurine e deritanishme te marredhenieve dypaleshe dhe mbi nevojen e dinamizmit te bashkepunimit mes dy vendeve ne fusha me interes reciprok. Ministri grek propozoi institucionalizimin e bashkepunimit nderministror permes takimeve periodike te nje grupi ministrash te te dy vendeve per te trajtuar ceshtje me interes reciprok. Nderkohe, ministri grek ka deklaruar se situata e minoritetit grek ne Shqiperi do te permiresohet me tej. "Pakica Kombetare greke duhet te jete nje ure miqesie mes dy vendeve dhe ne kushtet kur Shqiperia po perparon dhe po pershtatet me standardet europiane, pozitat e saj do te permiresohen me tej. Per kete arsye eshte e rendesishme te ndertohen themelet e besimit mes perfaqesuesve te minoritetit dhe institucioneve shqiptare", - tha ai. Dimitris Avramopoulos ka theksuar se ne marredheniet mes dy vendeve nuk ka vend per eksponente ekstremiste. "Ne marredheniet tona nuk kane vend eksponentet ekstreme, te cilet riprodhojne stereotipa negative e te vjetruar, duke u perpjekur te futen ne mes lidhjeve tona shumanshme, mes dy popujve tane dhe te pengojne mbrojtjen e interesave tona te perbashketa", - u shpreh diplomati grek. Ministri i Jashtem, Edmond Panariti, zhvilloi dje ne Athine dhe nje takim me Presidentin e Greqise, Karolos Papulias. Panariti dhe Papulias kane diskutuar per marredhenien mes dy vendeve dhe shtimin e bashkepunimit ne fusha te ndryshme. Papulias theksoi se e konsideron veten nje mik te Shqiperise dhe te popullit shqiptar. Papaulias shprehu nevojen qe te dy vendet te tregojne vullnet per te forcuar bashkepunimin mes tyre. Ai vleresoi progresin e madh qe ka shenuar Shqiperia ne drejtim te integrimit ne BE dhe konfirmoi mbeshtetjen e Greqise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›