Ndërtimet pa leje, problem në Durrës
Ndërtimet pa leje po kthehen në një shqetësim për zonën turistike në qytetin e Durrësit. Më problematike, paraqitet jo vetëm në zonën turistike të Brrylit dhe ajo e Currilave, ku fenomeni i ndërtimeve pa kriter vazhdon të përhapet çdo ditë, por më paradoksal duket fakti që këto ndërtime janë përhapur edhe në zonën përreth universitetit Aleksandër Moisiu, duke zbehur imazhin e këtij institucioni universiatar.
Kjo problematikë është mjaft e qartë duke ju referuar edhe pamjeve, ku gropat e hapura gjenden kudo në këto zona, ndërsa ekskavatorët vijojnë punimet për këto ndërtime. Ndërkohë që qytetarët shprehin shqetësimin e tyre lidhur me fenomenin e ndërtimive pa leje në zonat turistike.
Policia ndërtimore ka ndërhyrë edhe më parë për prishjen e këtyre ndërtimeve pa leje sidomos në zonat bregdetare dhe në atë të Hamallaj në Durrës. Edhe në jug të vendit nuk kanë munguar ndërhyrje të tilla, si në Ksamil, në Vlorë dhe në pika të ndryshme turistike, para sezonit turistik të këtij viti.