E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mbrojtur mandatet e siguruara me vota të vjedhura

26-07-2013 / Gazeta 55

Zëdhënësja e selisë blu: PD do ndërmarrë çdo hap për të bërë transparencën e zullumit me votat e 23 qershorit

Partia Demokratike deklaroi sot se tërheqja e Partisë Socialiste nga kërkesa e saj për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun Shkodër, kërkesë e cila mbështetej mbi të njëjtën bazë ligjore si kërkesa për të ndalur rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës dëshmoi se interesi i saj nuk lidhet me zbatimin e ligjit, por me faktin se, kryesocialisti Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bllokuar transparencën e zgjedhjeve te 23 Qershorit. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi tha se PS dëshmoi moralin e saj të bazuar tek vota e vjedhur e 23 qershorit. “Partia Socialiste  dëshmoi sot edhe njëherë moralin e saj të bazuar tek vota e vjedhur e 23 Qershorit.  Tërheqja nga kërkesa e saj për pavlefshmërinë e rinumërimit të votave në qarkun Shkodër, kërkesë e cila mbështetej mbi të njëjtën bazë ligjore si kërkesa për të ndalur rinumërimin e votave në qarkun e Lezhës, dëshmoi se interesi i Partisë Socialiste nuk lidhet me zbatimin e ligjit, siç u pretendua në rastin e Lezhës, por risolli në vëmendje faktin se, kryesocialisti Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bllokuar  transparencën dhe mbrojtur mandatet e siguruara me vota të vjedhura më 23 Qershor.
Partia Demokratike ka vullnet të plotë, është e gatshme dhe e vendosur të ndërmarrë çdo hap për të bërë transparencën e zullumit me votat e 23 qershorit. Shqiptarët kanë të drejtë të shohin sot të vërtetën e hidhur mbi të cilën u ndërtua mazhoranca e mashtrimit dhe e votave të vjedhura. Askush nuk mund të mohojë këtë të drejtë kushtetuese dhe themelore e aq me pak ata që janë kapur në flagrancë faqe çdo shqiptari dhe para syve të botes mbarë duke konsumuar krimin e tjetërsimit të votave dhe vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre!”- deklaroi zëdhënësja e PD, Laura Vorpsi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›