E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në FB: Revansh, urrejtje dhe mashtrim muaji i parë i piktorit të dështuar Kryeministër!

26-07-2013 / Gazeta 55

Të dashur miq, kaloi mbi një muaj nga dita që piktori i dështuar Edi Rama ngriti zyrën e tij të kryeministrit të zgjedhur në selinë mavi.

Veprimtaria një mujore e kryeministrit të zgjedhur mund të përmblidhet në sa vijon:

1- Mohim i premtimeve anti-globaliste me te cilat mori votën.

2 - Revansh anti-kushtetues shpallja e vetes kryeministër i zgjedhur dhe deklarimi i qeverisë së vendit si qeveri kujdestare apo qeveri në detyrë dhe mandat 4.3 vjet për vete.

3- Revansh anti-kushtetues ndaj institucioneve kushtetuese, Presidencës, Prokurorisë, KLD-së, pushtetit gjyqësor.

4- Revansh anti-shtet ndaj administratës publike. Hapja e tenderit për fshesën në administratën publike dhe vendosja si kryefshesare e kushërirës Koleka.

5- Paraqitja e një kabineti shumë më të madh në portofole se sa vende, 20 apo 30 herë më të mëdha se Shqipëria.

6- Përpjekje për të bllokuar me çdo kusht transparencën e mandateve të drogës dhe krimit

Ky është ndryshim por jo ai për të cilin votuan shqiptarët, por ai që solli piktori i dështuar në muajin e tij të parë. Përpara kundër revanshit dhe mashtrimit!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›