E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtaret amerikane ekstradojne nje grua boshnjake te akuzuar per krime

Shtetet e Bashkuara ekstraduan nje grua myslimane te Bosnjes e cila dyshohet per pjesemarrje ne vrasjen e civileve kroate ne Bosnje dhe te burgosurve te luftes mes viteve 1992-1995.

Me ane te nje deklarate prokuroret e Bosnjes thane sot se Shtetet e Bashkuara kishin ekstraduar Rasema Handanovicin e cila u arrestua sapo mberriti ne Sarajeve.

Handanovic ishte pjese e njesise speciale Zulfikar e ushtrise boshnjake madje besohet te kete marre pjese ne nje sulm kunder fshatit kroat Trusina ne Bosnje ne vitin 1993. Ajo akuzohet se vrau personalisht disa prej 18 civileve kroate dhe 4 roberve te luftes qe humben jeten ne kete sulm.

Handanovic erdhi ne Shtetet e Bashkuara pas luftes dhe banonte ne shtetin Oregon ku u arrestua ne muajin prill me kerkesen e prokuroreve boshnjake.

Edin Dzeko nje ushtar tjeter i akuzuar per pjesemarrje ne keto vrasje u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara ne Bosnje ne fillim te muajit per tu perballur me akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›