Eduart Karaj sjell ekspozitën "Mozaik në hapësirë"
Eduart Karaj sjell një ekspozitë shumë të veçantë në llojin e saj. "Mozaik në hapësirë" sjell vepra të ndërtuara duke përdorur elementë gjeometrikë si katrori, rrethi, apo copëza të vogla peçikllasi. Tablot synojnë të ndërtojnë një raport të mozaikut në marrdhënie me ngjyrat dhe hapësirën duke qëndruar larg formave tradicionale.
Gjuha e cila përdoret dhe tejçohet në punët e Eduart Karaj, është fare e thjeshtë dhe meditative, duke lënë mënjanë temat dhe figurat e caktuara , duke thyer çdo lloj kufiri dhe sfumaturë. Ai nxjerr ngjyra nga telajoja dhe duke përdorur copëza peçikllasi autori krijon atë që e ka ndikuar që nga koha e studimeve dhe e diplomimit përmes temës "Erozioni i kores së tokës".Eduarti i kushton një qëndrim të fortë dhe një vëmendje të madhe, një qëndrim unik me telajon ku spikatin drejtkëndëshat, rrathët, të cilat autori i identifikon si "femra" dhe "mashkulli". Gjuha e tij është shumë e kursyer, ai flet pak, por këtë ai e quan një sfidë krijuese dhe apsolutisht diçka të varfër. Është e vështirë për të të krijosh më pakë dhe të kërkosh më pak, por kjo është sfida krijuese e zjedhur prej tij.
Intesiteti i ngjyrës, hermetizimi në kompozim, flasin për një inteligjencë të vërtetë, një kërkim që ka kohë që ka marë udhe dhe përcohet mes mendimit të hedhur ne telajo mes duarve të artistit. Në thjeshtësinë e tij dhe guximin e madh, piktori i ri është në një rrugë të mirë dhe frytëdhëse të krijimtarisë së tij.