Zyrtarisht, Basha kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës
23/03/2011 Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike festojnë 19 vjetorin e themelimit të demokracisë
Premtimi i kryeministrit Berisha rininë shqiptare dhe zotimi i ministrit të Brendshëm kur ishte 17 vjeç
Partia Demokratike ka zgjedhur përvjetorin e 19-të të fitores së saj të parë pas rënies së diktaturës për të prezantuar kandidatin e saj për Tiranën Lulzim Basha për zgjedhjet e 8 majit. Në takimin festiv të organizuar nga të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike prezantimin e ka bërë mes mijëra të rinjve pjesëmarrës drejtuesja e eventit, anëtarja e KPD-së Çiljeta Xhilaga, e mbështetur më pas nga kryeministri. Pikërisht më 22 mars të vitit 1992, kur qindra e mijëra të rinj dhe të reja të Shqipërisë, por dhe miliona shqiptarë, me votën e tyre të lirë hodhën themelet e demokracisë shqiptare, kandidati për bashkinë e Tiranës ishte një 17-vjeçar, në atë kohë vëzhgues i procesit zgjedhor.
Përvjetori
Duke iu drejtuar të rinjve, kryeministri Berisha u zotua se do të bëhet gjithçka për të shpërblyer me mirënjohje punën, përkushtimin, ndershmërinë dhe entuziazmin e tyre. “Programi ynë jeni ju, programi ynë janë ëndrrat tuaja, besimi juaj, bindjet tuaja. Ndaj dhe ju ftoj të mbjellim këtë pranverë në rrugët e sheshet e Shqipërisë, në luginat, fshatrat, malet e qytetet e saj, lulet e shpresës, lulet e fitores së thellë”, - u shpreh ai. Në fjalën e tij kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për shqiptarët që me votën e lirë, siç tha Berisha, hodhën themelet e demokracisë. Ai përshëndeti gjithashtu edhe shqiptarët e diasporës si dhe partnerët ndërkombëtarë. “Le të shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj qindra e mijëra shqiptarëve në diasporë, të cilën mbajtën të gjallë flakën e lirisë së kombit shqiptar. Një mirënjohje të thellë le t’u shprehim miqve tanë në SHBA, Gjemani, Francë, Itali, Britani, Austri, të cilët 20 vjet më parë me mbështetjen e fuqishme që i dhanë PD-së bën të mundur fitoren tonë”, - tha kryeministri. Duke folur për 22 marsin, ai tha se kjo ditë ndan historinë, është një datë kur shqiptarët në të katër anët kërkonin një Shqipëri tjetër, datë kur ata që me votën e shqiptarëve erdhën në pushtet nuk kishin projekte në letër për të zbatuar, por kishin projektet më mahnitëse, kishin ëndrrat dhe aspiratat e të rinjve. “Janë këto ëndrra dhe këto aspirata që Shqipërinë, vendin më të izoluar të planetit, e bënë anëtare të NATO-s; e bënë Shqipërinë e lëvizjes së lirë; e shndërruan në Shqipërinë e tregut të lirë, në Shqipërinë e lirive dhe të drejtave njerëzore; të cilat bëjnë që Shqiptarët të ecë në rrugën e lirisë më shpejt se çdo komb tjetër në histori”, - vijoi kryeministri.
Kandidati Basha
Gjatë kësaj feste përshëndeti edhe vetë kandidati për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha, i cili ishte i shoqëruar në këtë event edhe nga bashkëshortja e tij. Në përballjen e parë publike në cilësinë e kandidatit për kryeqytetin, Basha bëri publike zotimin e tij të para 19-vjetve për të bërë gjithçka me qëllim çuarjen sa më përpara të veprës që Partia Demokratike nisi më 22 mars 1992. Në atë kohë, siç do ta zbulonte vetë kandidati, ai ishte vetëm 17-vjeç. “19 vjet më parë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve këtu në këtë godinë, në moshën 17-vjeçare, unë pata fatin e madh të isha ndoshta vëzhguesi më i ri që monitoroi procesin e zgjedhjeve të 22 marsit 1992. Përfundimi i këtij procesi nuk ishte vetëm një fitore politike historike e Partisë Demokratike, ajo ishte fitore e të gjithë shqiptarëve, fitore e lirisë mbi shtypjen, e dashurisë mbi urrejtjen, e së ardhmes mbi të shkuarën”, - tha kandidati Basha.
Prezantimi i kandidatit
Duke folur për zgjedhjet e ardhshme vendore, kreu i qeverisë kërkoi që së bashku me të rinjtë ta shndërrojmë 8 majin në festën e madhe të votës së lirë, të respektit, të dashurisë e përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, ndaj familjes, ndaj Shqipërisë. “Sot ne ecim drejt 8 majit, ecim drejt zgjedhjeve. Çiljeta dhe Elvana i ranë pikës me kandidatin që shpallën. Kjo është një ditë sërish për t’u zotuar para jush se do të bëjmë gjithçka për të shpërblyer me mirënjohje punën tuaj, përkushtimin tuaj, ndershmërinë tuaj, entuziazmin tuaj”, - tha kryeministri për zyrtarizmin e Bashës. Ai u zotua për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme për të gjithë shqiptarët, për vlerat qytetare si dhe për idealet evropiane, që qeveria po ndërton. “Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, zgjedhje për ju, për nënat, për baballarët, për motrat e vëllezërit tuaj. Zgjedhje për vlerat qytetare që ne ndajmë dhe besojmë. Zgjedhje për idealet evropiane që po ndërtojmë dhe duhet t’i ndërtojmë”, - përfundoi Berisha.
Arritjet e ministrit Basha
Kandidati i PD-së për Tiranën, prej disa vjetësh anëtar i kabinetit qeveritar “Berisha”, ka dhënë një kontribut të çmuar për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ai e përmendi këtë kontribut të tijin edhe në fetën e djeshme, kur nuk la mënjanë as pengesën që ai dhe qeveria e tij kanë pasur nga opozita shqiptare në realizimin e këtij procesi. “Sot, 19 vjet më pas, Shqipëria e ka zëvendësuar skamjen me progresin, pasigurinë me anëtarësimin në NATO, izolimin e skafeve të vdekjes me lëvizjen e lirë e qytetarëve shqiptarë. Arritja te lëvizja e lirë nuk ishte e lehtë, kishte shumë pengesa dhe paragjykime, paragjykime që duheshin kapërcyer. Kujtimet e eksodeve masive dramatike ishin të freskëta dhe provokimet e qëllimshme nga brenda vendit nuk mungonin. Por ne kishim dhënë fjalën dhe unë bashkë me ju pata shansin, nderin, privilegjin të jap ndihmën time në kapërcimin e kësaj pengese të padrejtë për shqiptarët në realizimin e lëvizjes së lirë, lëvizjen e lirë për shqiptarët”, - theksoi Basha.
Kryeministri Berisha
“Më 22 mars shqiptarët në të katër anët kërkonin një Shqipëri tjetër, jo Shqipërinë e mjerimit, por Shqipërinë e prosperitetit; jo Shqipërinë e izolimit, por Shqipërinë europiane; jo Shqipërinë e prapambetjes, por Shqipërinë e zhvillimit; jo Shqipërinë e dhunës dhe shtypjes, por Shqipërinë e lirive dhe të drejtave njerëzore. Të dashur të reja dhe të rinj, qytetarë shqiptarë, 22 marsi do të mbetet në memorien kombëtare pranvera më e bukur e të gjithë historisë sonë, por mbi të gjitha është fitorja e dinjitetit njerëzor të shqiptarëve.”
Çelja e fushatës
Me prezantimin e kandidatit për bashkinë më të madhe të vendit PD-ja ka çelur në këtë mënyrë fushatën elektorale për kryeqytetin për zgjedhjet ardhshme lokale. Ndërkohë që në ditët në vijim kjo forcë politike, pasi të miratojë kandidatët e saj për njësitë e qeverisjes vendore, do të çelë zyrtarisht fushatën zgjedhore për të gjithë vendin sipas afateve ligjore. Kjo do të jetë çelja “de jure” e fushatës së PD-së, pasi “de facto” ajo u çel që më 20 shkurt, në përvjetorin e rrëzimit të diktaturës.
Festa e të rinjve
Ceremonia festive e 19-vjetorit të fitores së parë të PD-së zgjati për rreth 60 minuta. E lajmëruar në orën 12:00 të ditës së djeshme, ajo nis 15 minuta më pas. Gjatë saj referuan dy protagonistët kryesorë, i asaj dite kryeministri Berisha, dhe i ditës së djeshme Lulzim Basha. Ky i fundit nën cilësinë e kandidatit për Tiranës çeli festimet e djeshme me fjalën e tij, ndërsa mbylljen e bëri kryeministri i vendit. Mes dy fjalimeve për kënaqësinë e të rinjve të pranishëm kënduan këngëtaret më të njohura të kohës, Juliana Pasha, Jonida Maliqi dhe Elvana Gjata. Përcjelljen e të rinjve e bëri drejtuesja e eventit, këngëtarja Xhilaga me këngën e saj.
Qëllimi i LSI-së
Dyfishimi i rezultatit në zgjedhjet lokale të 8 majit është objektivi kryesor i Lëvizjes Socialiste për integrim për këtë proces zgjedhor. Kryetari i saj, Ilir Meta, zhvilloi dje një takim me strukturat e partisë në njësinë bashkiake nr. 9 në Tiranë, ku paraqiti sfidat që ka marrë përsipër kjo forcë politike. Në fjalën e tij Meta ka sulmuar kundërshtarin politik për zgjedhjet në kryeqytet, Edi Ramën, duke e akuzuar atë për betonim të qytetit dhe përdorim të taksave të qytetarëve për fushata elektorale të PS-së. “Me zgjedhjet e 8 majit duhet t’u kthejmë qytetarëve Tiranën, e cila ka 11 vjet pa plan urbanistik. Rama e nisi punën si bojaxhi fasadash dhe po e mbaron si bojaxhi trotuaresh. Bashkia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo lavatriçe parash për krimin e organizuar”, - tha Meta, që premtoi sjelljen e një fryme të re të funksionimit të saj.