Prokuroria kap 200 kg kokainë!?
23/03/2011 Akuza zyrtare: U tret në vajin e palmave. Ekspertët: Është përziers i drogave sintetike
Pranga bisnesmenit shqiptar, 3 shoqërohen. U nis në Kolumbi, kalim në 9 shtete
TIRANE- Një super operacion i shtrirë në nëntë shtete mendohet se ka bllokuar sasinë e kokainës më të madhe të kapur ndonjëherë në vendin tonë, ndërkohë që një biznesmen me inicialet Dh.H është arrestuar dhe 3 të tjerë mes tyre, dy maqedonas janë shoqëruar për të dhënë shpjegime. Megjithëse nuk ka një statistikë bindëse për sasinë e lëndës narkotike të bllokuar në Gjirokastër, burime pranë Prokurorisë shprehen se bëhet fjalë për një ngarkesa prej 200 kilogram kokainë, e cila dyshohet se është tretur në dhjetëra fuqi vaji prej palme. Por të tjera burime theksojnë se mund të bëhet fjalë vetëm për vaj që shërben si përziers për drogë sintetike si ekstazi, LCD, etj. Gjithçka mbetet e paqartë, teksa zyrtarisht akuza njofton se ky informacion ka mbërritur tre ditë më parë nga Spanja në Prokurorinë e Përgjithshme, e cila në kohë rekord në datën 19 mars ka urdhëruar regjistrimin e procedimit penal, duke kryer disa veprime operative e gjurmuese në terren. Sipas informacioneve të ardhura nga Prokuroria spanjolle, një kamion që ishte nisur nga Kolumbia dyshohet se transportonte 200 kg lëndë narkotike të llojit kokainë. Sasia e madhe e drogës tepër e shtrenjtë që ishte drejtuar në Shqipëri, fillimisht ka lënë pa fjalë prokurorët shqiptarë, pasi bllokimin e shifrave të tilla ishin mësuar të dëgjonin vetëm në shtetet e Amerikës Latine. Sipas Prokurorisë, brenda tre ditëve janë përdorur të gjitha mjetet e kërkimit të provës si dhe bllokimin e lëndës narkotike. Në bazë të informacioneve të marra, ekzistonin të dhëna për transportimin në territorin shqiptar të një sasie lënde narkotike e llojit kokainë, e nisur nga Kolumbia.
Linja e trafikut dhe dyshimet
Itinerari që ka ndjekur kjo dërgesë ka qenë Kolumbi, duke kaluar tranzit në Spanjë, Belgjikë, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni dhe së fundi në Shqipëri. Pas kryerjes së këtij operacioni të koordinuar, u bë e mundur të bllokohet në qytetin e Gjirokastrës një kamion me targa maqedonase, KU 190 CF dhe KU 590 CE), në kontenierin e të cilit ka qenë e ngarkuar një sasi vaji palmash ku dyshohet se është tretur një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. Sipas informacioneve paraprake, sasia e kokainës së tretur llogaritet të jetë 200 kilogram. Në këtë operacion janë shoqëruar disa persona të dyshuar, ndër të cilët edhe dy shtetas maqedonas, si dhe është ndaluar shtetasi shqiptar me inicialet Dh. H. Sipas burimeve, të ndaluarit s’kanë pranuar pretendimet e Prokurorisë për një trafik të mundshëm të Kokainës, duke shprehur se ata kanë kryer vetëm tregtimin e vajit të palmës, të cilën e blinin në Kolumbi. Ndërkohë që Prokuroria ka vendosur të sekuestrojë fuqitë e vajit, për të kryer më pas analizën e vajit, nga ku do të nxirret përfundimisht nëse në vaj është tretur kokainë apo jo. Njëkohësisht po vijon puna për zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij rrjeti kriminal.
Dyshimi për përzierës
Tretja e kokainës në vajin e palmës ka sjellë dyshimet e para se lënda në fjalë mund të jetë përzierës. Sipas ekspertëve të laboratorit kriminalistik në Ministrinë e Brendshme, në qoftë se kokaina do jetë tretur në vaj, ka shumë pak mundësi që ajo të nxirret prej andej. Ekspertët sqarojnë se policitë e vendeve të zhvilluara kanë teknologjinë e lartë dhe sërisht hasin vështirësi për përpunimin e këtij reaksioni. Sipas tyre nëpërmjet një ekspertize të detajuar mund të përcaktohet vetëm përqindja e kokainës së tretur në vaj, por shprehen skeptikë për sa i përket përcaktimit me saktësi të sasisë së kokainës të hedhur në fuqitë e vajit të Palmës, që prodhohen në shtetin e Amerikës Latine, siç është Kolumbia