E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhuna ne veri Thaci Kriminelet nuk do te falen

Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi në Kuvendin e Kosovës se të gjithë paramilitarët dhe kriminelët që morën pjesë në djegien e pikave kufitare dhe që dhunuan rendin kushtetues të Kosovës do të dalin para drejtësisë. Në seancën e parë të sesionit të vjeshtës të Kuvendit  Thaçi ka shprehur vendosmërinë e qeverisë së Kosovës për të vendosur autoritetin e saj edhe në veri të vendit. Ai u tha deputetëve se krimi në veri dhe strukturat kriminale atje nuk janë rrezik vetëm lokal, por janë rrezik për rajonin dhe se organet e rendit të Kosovës do të jenë të pa kompromis kundër tyre.

”Mesazhi im për këta kriminel është, se dita kur do të ulen në karrigen e të akuzuarve nuk është e largët”, u shpreh shefi i qeverisë së Kosovës sipas së të cilit pas datës 25 korrik situata në veri të vendit ka ndryshuar, dhe është hapur një kapitull i ri për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit.

Kryeministri Thaçi ka kundërshtuar sërish çdo opsion të ndajres së Kosovës. Sipas tij, në anjë rrethanë nuk do të ketë ndarje të Kosovës, as de-facto dhe as de-jure. Sipas tij,  Prishtina është e gatshme të vazhdojë bisedimet me Serbinë por vetëm si dy shtete të barabarta. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›