E Shtunë, 31 Tetor 2026

ahet PS e Gjirokastres 1200 firma kunder Bimes

Grupi nismetar kunder rikandidimit te kryebashkiakut. Rama te na ktheje pergjigje per problemet

Cahet Partia Socialiste ne Gjirokaster. Vec problemeve te selise roze ne qender ku duket se nuk mundojne kritikat apo qendrimet e kunderta kohezioni mungon dhe ne rrethe. Socialistet e Gjirokaster jane ndare ne mendime krejt te ndryshme lidhur me rikandidimin e Flamur Bimes per kryetar bashkie. 1200 anetare te PS-se ne kete dege kane firmosur kunder rikandidimit te Bimes ndersa kerkojne pergjigje nga kryetari Edi Rama per zgjidhjen e problemeve. Ky grup i ka drejtuar nje kerkese kryesise socialiste ku kerkon pervec heqjes se Bimes nga lista e kandidateve per kryetar bashkie dhe zgjedhje te reja per kryetarin e partise ne degen Gjirokaster. Pak kohe me pare keto probleme ishin evidentuar dhe nga deputeti i zones Vangjel Tavo i cili pasi nuk mori nje pergjigje pozitive nga kryetari Rama per moszgjidhjen e tyre vendosi largimin nga selia roze.

Problemet ne PS

Socialistet e Gjirokastres duket se nuk po bien dakord per menyren e zgjidhjes se problemeve ne kete dege. Duke bere evidente problemet ata kane kuruar dhe zgjidhjen e tyre. Permes nje letre drejtuar kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama por dhe kryesise se partise 1200 socialiste gjirokastrite jane kunder rikandidimit te Flamur Bimes per kryetar bashkie por kerkojne gjithashtu dhe te zhvillohen zgjedhjet per kryetarin e ri te PS-se ne Gjirokaster. Nder firmetaret e kesaj kerkese jane Hodo Cani kryetar i PS-se ne komunen Cepo Bajram Avdiu kryetar i PS-se ne Libohove Panair Lula ish-kryekomunar i Dropullit si dhe anetaret e kesaj partie ne Gjirokaster si Ibrahim Kuka Thoma Andrea Theodhori Milo Krenar Kulla Malo Zeko Skender Sheperi Petrit Brahimi Arben Gusha etj. 1200 firmetaret e akuzojne kryebashkiakun Bime si shkaktarin e humbjes se votave te PS-se ne kete qark dhe per pasoje jane kunder rikandidimit te tij. Ata presin nje pergjigje te menjehershem nga socialistet ne qender nderkohe qe po vazhdojne te mbledhin firma te tjera kunder rikandidimit te Flamur Bimes per Bashkine e Gjirokastres. Keto probleme u evidentuan qarte dhe pak kohe me pare nga deputeti Vangjel Tavo. Por mungesa e konsensusit per te zgjedhur kreun e ri te PS-se se Gjirokastres dhe mosfunksionimi i strukturave ne kete dege bene qe Tavo te largohej perfundimisht nga radhet e PS-se. Rreth nje muaj nga largimi im nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste ne pritje te nje pergjigjeje pozitive nga lidershipi i Partise Socialiste per kerkesat qe i kam bere une dhe shoket e mi socialiste te rrethit te Gjirokastres pergjigje e cila do te shtensiononte situaten ne Partine Socialiste te Gjirokastres dhe do me kthente mua ne Grupin Parlamentar te Partise Socialiste pergjigje e cila nuk ka ardhur deri ne daten 29 qe kishim vendosur si kusht. Une per te mbrojtur idete e mia te majta per te mbrojtur interesat e elektoratit tim vendosa qe ti bashkohem Grupit Parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim ne krah te shokeve te mi te vjeter ne kete parti kryetarit te saj z. Ilir Meta dhe Luan Rama duke mbrojtur idete e mia te majta dinjitetin dhe integritetin tim si deputet ne Parlamentin shqiptar dhe duke qendruar per gjithe jeten socialist - sqaroi Tavo arsyet e largimit por dhe bashkimin me LSI-ne. Ai u bashkua me Levizjen Socialiste per Integrim duke shtuar radhet e mazhorances. Prej muajsh PS e Gjirokaster eshte perfshire ne probleme te brendshme. Mungesa e konsensusit mes tyre ka bllokuar zgjedhjen e kryetarit te ri te deges proces ky qe pothuajse eshte mbyllur ne te gjitha rrethet e tjera te vendit.

Kerkesat e socialisteve te Gjirokastres

Flamur Bime te mos rikandidoje per kryebashkiak Te zgjidhet kreu i PS-se ne Gjirokaster

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›