E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Socialistet te distancohen nga thirrjet per dhune

Rama Provokative rishfaqja e opozites ne politiken e vjeter. Mazhoranca e vemendshme ndaj cdo oferte realiste

Levizja Socialiste per Integrim i ben apel opozites se bashkuar te distancohet nga thirrjet per protesta te dhunshme. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama pohoi dje se keto deklarata nuk jane gje tjeter vetem se qendrime provokative dhe rikthime ne politiken e vjeter ku gjithcka bazohej ne slogane destruktive dhe ilegjitime. Duke komentuar me tej oferten e opozites per hetim vetem te materialeve zgjedhore ai deklaroi se mazhoranca eshte e gatshme te shqyrtoje cdo oferte realiste te bere nga opozita per te zgjidhur ne kete menyre ngercin politik ne te cilin eshte futur vendi.

Apeli i LSI-se

Rama ka rikomentuar perseri vendimin e 8 nentorit te marre ne Bruksel ku u vendos per levizjen e lire te shqiptareve. Natyrisht eshte nje fitore e madhe eshte nje fitore e rendesishme eshte nje arritje qe shenon apo kurorezon me sukses perpjekjet pse jo dhe sakrificat e nje periudhe 20 ndashvjecare. Dhe qe ben keshtu te mundur prekjen apo mberritjen tek nje enderr e artikuluar qysh ne fillimet e levizjes demokratike ne Shqiperi permes refrenit te njohur apo kredos se njohur E duam Shqiperine si Evropa - tha Rama. Lidhur me vendimin negativ te BE-se per statusin e vendit kandidat ai tha se raport-progresi duke bere nje vleresim te zhvillimeve politike dhe te situates se pergjithshme ne vend nuk e dha statusin e vendit kandidat per Shqiperine duke evidentuar ne kete vendimmarrje pergjegjesite e medha te klases politike ne vend pa asnje diference midis mazhorances dhe opozites. Nisur nga ky raport shtoi Rama Shqiperia duhet te punoje seriozisht per te plotesuar standardet e kerkuara dhe ne kete drejtim detyrimet jane si per mazhorancen ashtu edhe per opoziten. Nga kjo pikepamje apo nga ky kontekst rezulton paradoksal madje do te thosha me shume se kaq rezulton te jete provokativ qendrimi apo rishfaqja e opozites ne dimensionet apo ne konturet e politikes se saj te vjeter qe bazohet mbi slogane te destruktivitetit dhe te ilegjitimitetit. Natyrisht behet edhe me groteske kjo menyre e te shfaqurit dhe keshtu po flas per ngjarjen e trete te javes qe po mbyllim kur artikulohet perdorimi i dhunes apo i veprimtarise se ilegjitimitetit nga ana nje eksponenti te vetartikuluar per ndjeshmerine e tij evropiane dhe jo per patetizmin apo populizmin vulgar - tha ai. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se shtoi se deklarime apo paralajmerime per nje politike dhune te rruges ndaj institucioneve te shtetit nuk jane gje tjeter vecse papergjegjshmeri politike. Evropa pret nga ne te ngrihemi ne nivelin e pergjegjesive qe kerkon procesi i anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe jo te deshmojme te kunderten sic po tenton te beje per fat te keq politika e lidershipit te Partise Socialiste dhe e disa individeve qe i jane bashkangjitur asaj - tha ai. Rama u beri apel qytetareve dhe socialisteve ne vecanti te mos bashkohen me zerat destruktive dhe ilegjitime per politike dhune per politike regresive per politike antievropiane sic po e ben per fat te keq lidershipi i opozites. Lidhur me oferten e socialisteve per te hetuar vetem materialet zgjedhore ai deklaroi se ato jane te vlefshme dhe marrin peshe kur behen ne institucione politike dhe realizohen nepermjet instrumenteve politike. Nga kjo pikepamje une jam i bindur qe vemendja dhe gatishmeria e qeverise per te pare me seriozitet cdo oferte realiste qe vjen nga Partia Socialiste ka qene dhe mbetet permanente ndaj me qene se ju i referoheni Asamblese me te fundit te Partise Socialiste deshiroj te theksoj se ajo cka pritet ne vijim jane hapat konkrete per te shkuar tek dialogu dhe zgjidhje politike per kapercimin e situates dhe jo paralajmerimet ngjeliste per kryengritje apo per shtrirje ne te gjithe territorin e Shqiperise te fenomenit te njohur te Dukatit - tha ai.

Reagon PS Nuk kemi bere thirrje per dhune

Partia Socialiste ka reaguar pas apelit qe Levizja Socialiste per Integrim u beri qytetareve per tu distancuar nga dhuna. Kurre askush ska bere thirrje per dhune ne emer te socialisteve por Luani qe mjaullin ne emer te Saliut sdi cfare thote po ben cfare i thone Keta deshtake qe e lane Shqiperine jashte dyerve te BE-se duhet te largohen nga qeveria jo ti japin leksione opozites. Ne qofte se i shqeteson solidariteti i opozites me banoret e Orikumit le tua kthejne mbrapsht atyre tokat qe u kane marre - pohoi dje anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se Megi Ajtyresa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›