E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Asnjë reformë nuk do bëhet pa konsensusin PS-PD

Më vjen vërtetë keq për sa dëgjoj çfarë ndodh me politikën në atdheun tonë. Unë personalisht nuk jam politikan, por një gjë e di pa diskutim: Në Shqipëri nuk do arrihet asnjë reformë të realizohet plotësisht, nëse PS dhe PD nuk bien dakord paraprakisht që ta mbështesin të dyja politikisht. E kush do kishte fuqi të kundërshtonte një reformë, për të cilën PS e PD do kishin konsensus? Askush, sepse të gjithë e dimë fuqinë e këtyre dy forcave politike. Por ata grinden e shahen. Desha t’i bej vetem një pyetje politikaneve shqiptarë, qofshin socialiste dhe atyre demokrate apo të pavarur: Kur do të vije ajo dite, që të gjithe politikanet shqiptare të ulen dhe të mendojne bashkë për vendin ku jetojnë? Sa do të presim që të fitojme dinjitetin e humbur prej vitesh?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›