E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Atonement", filmi i çmimeve

Një dramë që zë fill në Luftën e Dytë Botërore, ka tronditur juritë e festivaleve të mëdha të filmit. Pas garës në "Golden Globe", ku mori 7 nominime dhe fitoi 2 prej tyre, duke u renditur në krye të listës së çmimeve, romanca tragjike nga koha e luftës, "Atonement" kryeson edhe listën e gjatë të kandidimeve për çmimet prestigjioze angleze "BAFTA" (British Academy Film Aeards). Filmi që do të shfaqet së shpejti edhe në Kinemanë "Millennium 2" në Tiranë ka marre plot 14 nominime, duke përfshirë këtu kategoritë e filmit më të mirë, regjisorit më të mirë, aktores dhe aktorit më të mirë. "Atonement," i përshtatur nga romani i Ian McËean është nominuar për filmin më të mirë. Dy aktorët Keira Knightly dhe James McAvoy u nominuan në kategoritë e aktrimit, ndërsa Joe Ëright kandidon për regjisorin më të mirë. Së bashku me Knightley, garon për aktoren më të mirë Cate Blanchett në filmin"Elizabeth: The Golden Age", që do të shfaqet në "Millennium 2" në fund të janarit. Nominimet e tjera të këtij filmi përfshijnë edhe kategoritë e kostumografisë, skenografisë, skenarit, muzikës më të mirë etj. Pas çmimeve "Golden Globe", filmi "Atonement" kalon në një testim të dytë vlerësues, akoma dhe më i fortë siç është "BAFTA". Çmimet e këtij festivali do të ndahen në 10 shkurt, gjatë një ceremonie në "London's Royal Opera House". Edhe këto çmime janë konsideruar si një paraprovë për trofetë aq të lakmuar "Oskar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›