E Diel, 1 Nëntor 2026

Çapaliku me "24 karat". Rubiku i arit, tani një gërmadhë

“24 karat” nuk eshte thjesht nje titull qe perkon me cilesine e floririt qe nxirrej ne qytezen e Rubikut por edhe me shpirtmadhesine e njerezve qe e banojne ate. Keshtu e cileson dokumentarin e prezantuar dje ne mbremje ne sallen e teatrit kombetar, skenaristi Stefan Capaliku qe kesaj here ka eksperimentuar edhe si regjisor. Dokumentari eshte nje thirrje per te pare nga keto qyteza qe linden dhe u zhvilluan ne saje te industrializimit te tyre ne kohen e komunizmit por prej shkelqimit te arit qe nxirrej ne ate kohe kane mbetur vetem germadhat e minierave, uzinave dhe fabrikave.

"Shoqerite post komuniste, dhe post industriale, vazhdojne ti kene te hapura keto lloj plagesh. Kam zgjedhur Rubikun, sepse ne syte e mi ka qene dhe vazhdon te jete nje qytet tipik i ndertuar per hir te motiveve industriale. Ne rastin konkret, per hir te minierave, me vone te metalurgjikut, dhe me vone te nje uzine te pasurimit te bakrit. Por, pertej kesaj Rubiku me ka intrigruar dhe per faktin se ka qene i vetmi vend ne Shqiperi ne te cilen eshte prodhuar ar", rrefen Stefan Capaliku, skenarist dhe regjisor.

Braktisja e qytezave te vogla qe kane lindur ne nje epoke industrializimi ne fakt nuk eshte nje fenomen vetem shqiptar por nje fenomen tipik lindor dhe Capaliku synon me kete dokumentar ta ktheje vemendjen nga njerezit e thjeshte qe e kane jetuar kete epoke dhe vijojne te jetojne qytetin e tyre me varferine dhe modernitetin qe u kalon perbri.

"Jam fokusuar tek jeta dhe tek kultura e se perditshmes per te zbuluar faktin se qyteti ka shume emigracion, por ka dhe shume njerez qe jetojne atje", vijon Capaliku.

Capaliku e drejton vemendjen nga shembulli i qendrave te tilla ne perendim ku vendimmarresit kane qene te kujdesshem qe te rivitalizojne keto qyteza per ti kthyer ne qendra kreative dhe kulturore per te rinjte.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›