E Diel, 1 Nëntor 2026

Ikin ekspertët, në shtator raporti

Tre ekspertet e Bashkimit Europian kane lene sot Tiranen pas tre ditesh qednrimi ku paten takime intensive dhe ushtruan disa kontrolle ne njesite e taskeforces kunder krimit te oorganizuar.Misioni i tyre teknik ne Shqiperi kishte per qellim te verifikonte punen ne terren lidhur me plotesimin e kriteret te mbetura per liberalizimin e vizave duke u mbështetur ne propozimin e komisionit evropian te 27 majit te këtij vitit.

Gjate tre diteve ekspertet nga vende antare te bashkimit europain kane marre informacion te detajuar mbi plotësimin e 3 kritereve.Ata kane vlerësuar paraprakisht rezultatet e arritura nga zbatimi i ligjit antimafia ne drejtim te bllokimit te aseteve te krimit te organizuar.Nota pozitive ka marre edhe ligji i mbrojtjes se dëshmitarit.Ekspertet paten takime ne drejtorine e përgjithshme te policise se shtetit me perfaqesuesit e komitetit shtetëror per luften kunder krimit te organizuar dhe me pas edhe me ministri i brendshem Lulzim Basha.

I gjithe informacioni i grumbulluar ne terren nga ekspertet do tu përcillet shërbimeve te komisionit Europian.Keto te fundit do te përgatisin raportin e posacem qe do ti kaloje ne shtator parlamentit europian dhe këshillit te Europes.Pas këtij momenti do te vendoset per heqien e detyrimit te vizave per qytetaret shqiptare

Gent Hazizi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›