astet tragjike te Ballit Kombetar ne momentet kur ne Tirane po hynte qeveria komuniste

Njeri prej eksponenteve me kryesore te vitit 1944 Ahmet Nivica tregon sekondat e tmerrit qe i shpetuan nga vdekja. Momentet kur forcat partizane po hynin ne Tirane bene qe qindra njerez te largoheshin rrufeshem ne drejtim te Greqise
Hyrje
Shqiperia hyri ne tetorin e vitit 1944. Komunistet te udhehequr nga Enver Hoxha dhe te mbeshtetur fuqishem nga aleatet anglo-amerikane kishin siguruar te rrinin ne krahun e fitores se luftes. Nderkohe ata pergatiteshin per te zhvilluar ne qytetin e cliruar te Beratit plenumin e famshem ku do te aprovohej edhe qeveria e pare komuniste qe se shpejti do te hynte ne Tirane. Ne keto momente forcat antikomuniste dhe kryesisht ato balliste u njoftuan nga perfaqesuesit e aleances anglo-amerikane te cilet ishin prane shtabit te tyre se fitorja e luftes ishte nga krahu i komunisteve edhe pse ata nuk do ta lejonin nje gje te tille. Per kete ata keshilluan forcat e djathta qe te benin te pamunduren per te siguruar per pak kohe jetesen pasi ne kushtet e reja qe po u paraqiteshin ata do te ekzekutoheshin nga fitimtaret. Prandaj ata u premtuan se per nje kohe shume te shkurter qe mund te zgjaste jo me shume se 15 dite do te zbarkonin dhe do ta kthenin situaten menjehere ne favor te tyre. Ky do te ishte nje mashtrim i hapur qe u behej atyre per ngushellim te momentit por qe gjithsesi do te ndikonte qe forcat balliste ashtu si te gjithe antikomunistet te rrinin te organizuar. Ne te vertete zbarkimi anglez ndodhi dhe forcat balliste qe ishin ne rrethin e Sarandes tentuan te hynin ne lidhje me repartet angleze qe u perqendruan ne Himare por rezultati do te ishte negativ. Mirekuptimi me ta do te ngelej i cunguar. Pas kesaj ata do te merrnin rrugen per te arritur ne qytetin e Korces ku ishin perqendruar antikomunistet e gjithe Shqiperise jugore dhe prej andej do te dilnin ne Shkoder. Ardhja ne pushtet e komunisteve keta do ti gjente jashte kufijve shteterore. Gjithe ky itinerar per efekt sigurie do te behej nepermjet Greqise dhe Jugosllavise. Keto dhe shume momente te asaj historie te panjohur kur forcat e djathta per ti shpetuar ndeshkimit te komunisteve qe po vinin ne pushtet moren rruget e emigrimit politik e sjell per lexuesin e gazetes Standard ne intervisten e sotme njeri prej deshmitareve reale te atyre diteve ish-kuadri kryesor i Rinise Balliste te Jugut i cili ka vetem pak kohe qe eshte ndare nga jet Ahmet Nivica. Ai ashtu si gjithe ata qe u konsideruan reaksionare mori rruget e emigrimit politik.
Vijon nga numri i kaluar
Zoti Nivica thate pak me pare se ishte tetori i vitit 1944 kur ju mesuat saktesisht se fitorja e luftes ishte ne duart e komunisteve dhe kete jua thane vete aleatet qe ishin prane jush. Mund te na thoni se ne cmenyre jua deklaruan faktin se ju ishit humbesit
Anglezet na thane shprehimisht Partizanet kane fituar luften por ne ju deklarojme se kjo eshte nje fitore e perkohshme. Ne keto momente ne nuk kemi mundesi si tju ndihmojme. Urdhrin nga Shtabi i Mesdheut e kemi qe te mos ju marrim as me vete pasi flitet per nje terheqje te perkohshme tonen.
Pas kesaj qe degjuam per ne nuk perbente asnje dyshim se punet po shkonin keq. Megjithate ne ndenjem disa dite ne ate gjendje derisa erdhi nje moment qe anglezet zbarkuan ne Himare.
Sa kohe kane qene anglezet ne Himare pas zbarkimit
Nuk e di te sakte se sa dite jave apo dhe muaj kane ndenjur sepse me mbrapa ata jane sulmuar nga partizanet derisa jane detyruar te largohen.
Kur ata zbarkuan u bene tratativa te reja nga partia juaj per te marre ndihmen per te cilen kishit aq shume nevoje per vete kushtet politike qe po paraqiteshin ne Shqiperi
Une nuk jam takuar me anglezet por e di se me ta ka marre kontakt komandanti i Shtabit te Ballit Kombetar per zonen Ali Kelcyra. Nuk jam mire i qarte se Ali Kelcyra ate kontakt e ka bere personalisht apo me korrier por di vetem qe ata kthyen te njejten pergjigje qe na kishin dhene para se te largoheshin. Sipas tyre duhet te benim durim dhe te rezistonim per pak kohe qofte duke ndenjur neper male sepse nderhyrja e tyre e fuqishme do te ishte shume e shpejte. Por situata per ne ishte bere kritike. Partizanet ishin ne prag. Me ta kishim me se nje vit qe benim nje lufte te hapur.
I sulmonit ju
Keshtu eshte thene per 50 vjet me radhe sepse Balli Kombetar ka sulmuar partizanet por e verteta eshte krejt ndryshe dhe sot duhen thene sic jane. E verteta eshte se ata na kane sulmuar rregullisht ne. Ketu qendron e vecanta e udheheqesve te Partise sone nga ata te forcave te Frontit se ata nuk kane dashur asnjehere te luftonin me partizanet por gjithnje jane detyruar nga kushtet. Kjo gje na ka kushtuar shume.
Cfare menduat ne ato caste per anglezet qe me siguri me pare duhet ti keni besuar shume
Megjithese ata na lane ne balte fjala e tyre qe te ngjiteshim ne male dhe te benim si te benim vetem per 10-15 dite ishte njefare ngushellimi per ne sepse me te vertete menduam se ishte nje humbje e perkohshme.
Zoti Nivica cilat jane itineraret dhe peripecite tuaja gjate emigrimit politik ne momentet qe ne Shqiperi do te instalohej pushteti komunist
Menjehere ne tetorin e lsquo44-s sic thashe edhe pak me pare pasi u binda se nuk kishim rrugezgjidhje tjeter vendosa te arrija ne Korce ku ishin dislokuar forcat e Ballit Kombetar te Shqiperise jugore. Cudia e ketij udhetimi ishte se per te arritur ne Korce do te me duhej te levizja nepermjet Greqise dhe qe andej te hyja ne Korce. Duhej te leviznim ne kete drejtim se na sulmonin partizanet te cilet tashme kishin zene rruget dhe qytetet. Per kete udhetim morem nje makine me karroceri. Ishte nje makine italiane tip Milecento 1100 se keshtu quheshin ato. Ne ate makine mora me vete shoket qe rrezikoheshin me shume prej komunisteve. Pra njerezit qe kishin qene me aktive. Mirepo vec komunisteve une isha edhe me gjermanet po aq i rrezikuar. Ata kishin shpallur kerkimin per arrestimin tim te menjehershem. Kjo pasi kur isha komandant i Rinise Balliste te qarkorit te Gjirokastres une kisha urdheruar vrasjen e Xhafer bej Leskovikut i cili kishte qene ne perberje te komandes gjermane. Per fatin tim te keq ndodhi edhe cudia tjeter gjermanet ishin njoftuar per levizjen time ne drejtim te Greqise keshtu qe ata i kishin dhene urdher postbllokut qe kishin ne fshatin Jorgucat.
Kush i njoftoi gjermanet per ikjen tuaj
Per kete me kishte spiunuar nje miku dhe komshiu im i cili quhej Servet Cela. Ai punonte si perkthyes prane komandes gjermane. Atij njeriu une i kisha mbajtur ne shtepi per muaj te tere nipin e plagosur te cilin e kishte partizan. Une jo vetem e kisha mjekuar derisa u sherua por edhe e mbrojta duke e fshehur qe te mos arrestohej dhe ja tani ai njeri qe me kishte kerkuar ndihme shkonte dhe njoftonte gjermanet per te me arrestuar mua. Keshtu ne keto kushte ndersa makina ecte drejt kufirit te Kakavijes une nuk mund ta dija se ne postbllokun gjerman te Jorgucatit ishte bere njoftimi per te me arrestuar mua.
Te ndalen
Patjeter qe me ndalen. Ushtaret bene shenje per te ndaluar. Oficeri qe deri ne ate moment shikonte me seriozitet te dukshem pyeti ne gjuhen gjermane por qe kuptohej prej nesh Kush eshte Ahmet Nivica Per fatin tim te madh ne ate makine ishte edhe nje njeri i shkathet qe quhej Rakip Leka nga Borshi dhe qe ishte miku im i cili per hir te se vertetes me shpetoi nga ai rast kritik per jeten time. Ne momentin kur oficeri gjerman kerkonte Ahmet Nivicen Rakipi iu pergjigj se ne ate makine kishte vetem Ahmet Beqo. Ahmet Beqo eshte emri dhe mbiemri im i vertete pasi mbiemrin Nivica une e kam nga emri i fshatit ku kam lindur. Keshtu Rakipi i mashtroi gjermanet gjithashtu edhe vete ishte ne rregull ne rast se do te kuptohej mashtrimi i tij.
Vazhduat me tej rrugen
Pasi shpetova nga ai kontroll nga frika se mos kishte postblloqe te tjera une zbrita nga makina dhe fillova te ecja me kembe ne rruge qorre. Makina nderkohe me priste ne kufi. Deri aty arrita me shume mundim. Pasi arrita hipa ne makine dhe vijuam rrugen duke dale nga kufiri shqiptar per ne territorin grek. Pas shume oresh udhetim ne territorin e Greqise paralel me kufirin shqiptar arritem ne piken tjeter te kufirit shteteror te vendi i quajtur Tri Urat nga ku hyme ne Korce. Aty ishin perqendruar shume formacione te Ballit.
Pse nuk kishin hyre aty forcat partizane
Qytetet si Korca ate muaj ishin akoma ne duart tona por qe sic te thashe ne e kishim mesuar perfundimin e luftes prandaj edhe mendonim qe ti perdornim ato vetem per tu grumbulluar dhe per tu organizuar. Megjithate nga dita ne dite pritej qe komunistet te sulmonin edhe aty. Gjithsesi ne duhej te vepronim sipas urdhrave qe na jepte komanda jone. Konkretisht kur shkuam ne Korce mesuam se nje urdher i dyte kishte ardhur. Te gjithe duhej te perqendroheshim ne Shkoder ku ishin vendosur edhe forcat tona qe kishin vepruar ne Shqiperine veriore. Por qe te shkonim ne Shkoder na u desh te dilnim serish jashte kufijve te Shqiperise kaluam nga Kosova per te njejten arsye qe kaluam nga Greqia kur erdhem ne Korce.
Nuk duhej te derdhnim me gjak prandaj i shmangeshim konfliktit keshtu qe te nesermen morem rrugen per ne Follorine te Greqise dhe qe andej do te vijonim ne Prizren nga ku do te merrnim drejtimin e Shkodres.
Sa balliste beheshit
Ishim rreth 150-200 balliste. U nisem serish me disa makina italiane me karroceri dhe morem rrugen per ne drejtim te Kapshtices ku do te drejtoheshim ne qytetin grek te Follorines ku edhe do te flinim per tu gjendur nje dite me pas ne stacionin e trenit. Ne qytetin grek na shperndane ne disa hotele te mire. Per koincidence une fjeta ne hotelin ku 5 vjet me pare ne vitin 1939 kishte fjetur edhe Ahmet Zogu kur ishte larguar nga Shqiperia.
Si vijoi ai udhetim
Ishim rreth 150-200 balliste te zonave te Jugut te Shqiperise qe ate nate tetori te vitit 1944 kur komunistet kishin marre revansh drejt pushtetit ne fjetem ne qytetin grek te Follorines.
Qe te nesermen u nisem per ne Prizren dhe prej andej do te hynim ne Shkoder ku po grumbulloheshin te gjitha forcat antikomuniste te Shqiperise. Kete here rrugen nuk e morem me me makina por me tren. Aty nga oret e para te mengjesit u nisem drejt Prizrenit. Ketu me ndodhi nje histori e cuditshme qe desh me mori jeten.
Pse cfare ndodhi
Pasi kishim udhetuar disa ore arritem ne nje qytet te vogel te Kosoves qe quhet Perlep. Aty na thane se do te benim rreth 30 minuta pushim. Ne zbritem per ndonje nevoje apo per te blere ndonje gje. Une lashe valixhen dhe automatikun te sedilja ku isha ulur dhe dola nga treni me mendimin per te ngrene dicka.
Kishit leke me vete
Kisha disa napolona floriri te cilat i thyeja sipas nevojes. Menjehere sa zbrita nga treni hyra drejt nje lokali qe ishte perballe stacionit. Hengra dhe ne fund ktheva edhe nje gote vere per qetesim dhe dola per te hipur ne tren. Por sapo dola tek dera e lokalit cfare te shikoja Treni sa ishte nisur dhe kishte filluar te merrte shpejtesine keshtu qe as ia vlente qe te mundohesha per te hipur pasi ishte e kote. Ngela vetem pa ditur si te veproja. E dija se isha ne zonen qe kishte shume ndikim Haxhi Lleshi. Pra ajo ishte zona-bastion e tij. Kjo per mua do te thoshte se po ta merrnin vesh ata njerez se une isha ne front kunder Haxhi Lleshit te vrisnin pa asnje diskutim. Ishte situate kritike. Une sdija si te veproja. Me vete kisha vetem nje pistolete dhe nje granate. Si u mendova per disa caste u afrova te nje qoftexhi i cili po bente dhe shiste qofte. Ai me pa qe isha i huaj dhe mi nguli syte si me dyshim duke me hetuar. Kete dyshim e shtoi me shume kur une i thashe duke e pyetur nese ishte larg shtabi i Haxhi Lleshit. Pse kush jeni ju - ma ktheu ai jo pa dyshim. Jam partizan nga Korca dhe kam ardhur posacerisht per te sjelle nje leter per Haxhi Lleshin. Atehere ai disi i cliruar me tha se shtabi nuk ishte shume larg prej andej dhe se do te me gjente disa njerez qe te me conin atje. Nderkohe me dha nje qofte dhe me tha se mund te merrja te tjera po te deshiroja. Une pas kesaj i thashe se po prisja pak me tutje. Si te duash - me tha - prit ketu afer sa te gjejme njerez per te te shoqeruar. Ne ate moment u largova disi dhe u afrova ne ane te rruges nacionale e cila nuk ishte vetem pak metra larg vendit ku shiste qoftexhiu. Ai u beri me shenje disa shokeve qe kishte me tutje se isha i krahut te tyre dhe qe duhej te me mbronin. Ne kete cast isha i qete se te pakten isha ne mbrojtje dhe nuk mund te me prekte kush.
Po pse i thate se ishit nisur per ne shtabin e Haxhi Lleshit
Une isha i huaj dhe nese do te me pyeste ndokush se ku shkoja sapo ta mesonin qe une isha ballist do te me zhdukte pa diskutim ashtu sic bene me shume te tjere pas meje. Me menyren qe une zgjodha per tu prezantuar arrita te shpetoja pasi ata kujtuan se isha i tyre.
Po si ia bete per tu larguar
Ne ate moment ndodhi dicka e cuditshme qe jo vetem me shpetoi mua jeten por i la me goje hapur edhe vendasit. Pikerisht kur isha duke pritur aty ndane rruges rastesisht kaloi nje veture gjermane ne te cilen vec shoferit qe ishte ushtar ishte edhe nje oficer i larte gjerman. Une nuk e bera te gjate por i ngrita me vrull doren ku i bera shenje te ndalonte. Per cudi ajo ndaloi dhe une hyra brenda. Oficeri me pyeti gjermanisht se ku do te shkoja. Une i thashe se po shkoja ne Prizren. Pas kesaj deri kur zbrita ai nuk shkembeu me asnje fjale. Por edhe pse rrija mbrapa tij isha me zemer te ngrire sepse kisha frike se mos oficeri gjerman mund te me arrestonte.
Pse
Mendoja se ia jepte mendja dhe thurte ndonje plan gjate rruges por ana tjeter ishte frika se mos takonim ndonje postbllok gjerman edhe ata mund te kishin marre ndonje fonogram nga Jugu per personin tim qe isha vene ne kerkim pasi sic ta theksova edhe me pare kisha vrare ne Gjirokaster punonjesin e komandes gjermane Xhafer Leskovikun keshtu qe duke e pasur kete frike doren nuk e ndaja nga pistoleta.
Po te ishte ndalur vetura gjermane rrezikoheshit nga vendasit
Nuk diskutohet qe nuk do te jetoja me se nuk me linte me kush. Ata qe me ruanin dhe qe me kujtonin komunist jane befasuar se si hyri komunisti ne makine me gjermanin.
Ku zbritet nga vetura
Kur arritem ne Shkup rruga e makines kalonte shume afer stacionit te trenit. Sa arritem aty u befasova kur pashe qe treni sapo kishte mberritur. Ate cast bera me shenje nga oficeri qe te lejonte te bente ndalimin e makines. Ashtu ndodhi. Ne pak caste makina kishte ndaluar dhe une isha jashte saj. Pas kesaj u afrova me shpejtesi te dera e vagonit ku ishin shoket e mi. Ata sa me pane shperthyen jo vetem ne duartrokitje por edhe ne brohoritje te jashtezakonshme sikur te njoftonin te gjithe te pranishmit per gezimin qe ata ndienin. Kjo pasi une kisha mbetur ne nje zone qe ishte bastion i komunisteve dhe e kisha te padiskutueshme vdekjen. Pas jo me shume se 10-15 minutash treni u nis ne drejtim te stacionit te fundit ne ate te Prizrenit. Arritem ne destinacion.
Partizanet u shtuan ne numer kur u mesua se do te fitoninKishim nje dallim me komunistet - thote Ahmet Nivica - se ata per gjithcka mbeshteteshin tek teoria dhe praktika ruse ndersa me ne ndodhte e kunderta. Koha kur nga krahu i komunisteve u radhiten me shume anetare ndodhi kur u kuptua se nga cfare krahu do te ishte fitorja e luftes. Pas kesaj radhet e partizaneve filluan te shtoheshin me shpejtesi. Ai veprim solli ate per te cilen ju jeni ne dijeni. Pas clirimit per te perfituar padrejtesisht ata njerez te oreve te fundit te luftes thoshin se kishin luftuar qe heret krah partizaneve apo dhe ne raste kur nuk kishin luftuar thoshin se ishte genjyer nga te tjeret. Ketu kane funksionuar ceshtjet e karaktereve te njerezve ashtu sic ndodh edhe sot qe shkojne pas partive qe sigurojne fitoren.
Organizatoret e Ballit kane qene ne rezistencen antifashiste te 7 prillit lsquo39Qe prej krijimit te Ballit Kombetar ne vitin 29 shtator te vitit 1942 deri ne vitin 1944 ai arriti nje anetaresi deri ne 40 000 vete. Kjo eshte deshmia e bere nga Ahmet Nivica i cili tregon detajet e historikut te Partise te ciles ai i ka kushtuar gjithe jeten e tij. Me tej zoti Nivica tregon per aktivitetin luftarak te Ballit si nje parti sipas tij e krijuar posacerisht per tiu kundervene planeve pushtuese te armiqve kufitare. Konkretisht ai shprehet se te gjithe drejtuesit kryesore te Ballit Kombetar ne diten e 7 prillit te lsquo39-s jo vetem qe kane qene pjesemarres aktive ne luftimet e zhvilluara ne bregdetet shqiptare por ata kane drejtuar edhe formacionet popullore ne ate rezistence historike. Per te vertetuar kete fakt ai sjell shembuj te tille ne rezistencen e armatosur antifashiste te organizuar ne bregdetin e Sarandes njerezit ne luftime jane drejtuar nga Nazif Babani Haxhi Nivica Ismail Golemi etj. te cilet me vone i shohim eksponente kryesore te Ballit Kombetar. Ne rezistencen e organizuar ne 7 prill ne Babice te Vlores forcat e Elbasanit ato te Shkolles Tregtare dhe vullnetaret jane drejtuar nga Neshet Nivica ndersa forcat e Kavajes jane drejtuar nga Hamit Locini. Ne luftimet historike te zhvilluara ne Durres se bashku me Mujo Ulqinakun dhe Abaz Kupin kane luftuar edhe kapitenet Selman Cela Liman Karruli Tom Filipi babai i Pjeter Arbnorit. Te gjithe sa u permenden kane treguar shembullin me te mire dhe shpirtin patriotik e nacionalist qe i ka karakterizuar edhe me vone kur u krijua Balli Kombetar madje po ata kane qene njerezit qe kane drejtuar strukturat kryesore te tij.
Vijon neser
Neser do te lexoni
Peripecite e rruges kur forcat antikomuniste ecnin per ne Prizren prej nga do te hynin ne Shkoder
Si e la treni Ahmet Nivicen ne zonen qe ishte nen ndikimin absolut te Haxhi Lleshit
Si i shpetoi ekzekutimit te komunisteve te atjeshem dhe peripecia me makinen e oficerit gjerman me te cilen arriti te shoket
Hyrja ne Shkoder ku ishin perqendruar te gjitha forcat antikomuniste dhe takimi i Nivices me kreret e Ballit Kombetar