E Diel, 1 Nëntor 2026

Çavez konfirmon: Në bashkëpunim me Iranin, Venezuela po prodhon avionë pa pilotë

14-06-2012 / Gazeta 55

Venezuela është duke ndërtuar aeroplanë pa pilot, në kuadër të bashkëpunimit të saj ushtarak me Iranin dhe aleatët e tjerë, ka konfirmuar presidenti Hugo Çavez, një lëvizje kjo e cila mund të amplifikojë tensionin SHBA-Venezuelë. Duke iu referuar një raporti të mediave spanjoll lidhur me prodhimin e avionëve pa pilot, të quajtur ndryshe drone, Çavez tha: "Sigurisht që ne jemi duke i prodhuar,  dhe ne kemi të drejtën të bëjmë një gjë të tillë pasi jemi një vend i lirë dhe i pavarur”. Në një fjalim televiziv në Ministrinë e Mbrojtjes së Venezuelës, Çavez tha se aeroplani ka vetëm një aparat fotografik dhe ishte ekskluzivisht për qëllime mbrojtëse. "Ne nuk kemi plan për të sulmuar askënd", tha ai.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›