E Diel, 1 Nëntor 2026

Çavez synon sërish Presidencën, regjistrohet për zgjedhjet e ardhshme

Presidenti në detyrë i Venezuelës Hugo Çavez ka dorëzuar dokumentet e kërkuara për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të tetorit.

Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve i Venezuelës konfirmoi se formularët e Çavezit kanë arritur së bashku me formularët e regjistrimit të pesë personave të tjerë të cilët dëshirojnë të konkurrojnë në zgjedhje.

Çavez ka thënë gjithë kohës se do të kandidojë për një mandat tjetër, pavarësisht nga trajtimet e fundit kundër kancerit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›