E Shtunë, 31 Tetor 2026

çamët dëshmojnë unitet, Idrizi: Jemi më të bashkuar!

Në fjalën e rastit, kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u shpreh se sot çështja çame është më e fortë se kurrë.  “Çështja ÇAME  ka rilindur dhe garant për këtë jemi ne, janë të gjithë çamët patriotë. Çdo anëtar i komunittetit tonë ka në ADN e tij të fortë e të gjallë amanetin e të parëve drejtësi për çështjen çame . Padrejtësitë nuk mund të harrohen, ne nuk harrojmë ne kërkojmë me forcë drejtesinë e munguar”, u shpreh Idrizi. Më tej, ai tha se “ne PDU jemi shprehje e kësaj ndjenje përkatësie, e kësaj ndjenje bashkësie, të ringjallur tek të rinjtë. Ne do të punojmë akoma bashkë me shoqatën. Ne e duam shumë bashkëpunimin e shoqatës. Ne do të marrim kërkesat e saj, por edhe do t’i kërkojmë asaj të na ndihmojë në drejtime të ndryshme”.Kreu u PDU-së tha gjithashtu se një nga arsyet e konkurencës së përjetshme me fqinjin grek është ajo se shumë momente që ata i quajnë themeluese të identitetit të tyre janë tonat. “Për fat të keq, midis studiuesve tanë dhe studiuesve të tyre nuk ka patur ballafaqime shkencore për këto të vërteta. Nuk mund të vazhdohet më kështu: që këto momente kulturore, vallet tona, këngët tona, historia jonë të jetë akoma e përvetësuar prej fqinjit”, vijoi.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›