E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente në Elbasan, me dy të vdekur e 5 të plagosur

Policia bëri të ditur se askidenti i pari ndodhi rreth orës 18:00 në aksin Elbasan-Cërrik. Sipas të njëjtave burime, në këtë aksident dy automjete u përplasën midis tyre, nga ku ka humbur jetën shtetasi Refat Dyrma 70 vjeç dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, Eduard Dyrma 38 vjeç dhe Sulejman Debrova 38 vjeç.Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër aksident ndodhi në aksin Ebasan-Librazhd, ku u përplasën dy autovetura dhe një kamion, duke marrë me vete edhe një karrocë. Për pasojë, humbi jetën shtetasi Rexhep Kumuria, 41 vjeç. Policia konfirmoi se nga ky aksident i shumëfishtë, mbetën të plagosur shtetasit Esat Duraku dhe vëllai i tij Avni Duraku 22 e 20 vjeç dhe Osman Qosja 57 vjeç morën plagë të rënda. Të plagosurit kanë përfunduar në spital, tashmë jashtë rrezikut për jetën.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›