çavusholu në krye të Asamblesë Parlamentare të KE-së
Mevlut Çavushollu është kandidati i vetëm dhe është kandiduar nga grupi i Demokratëve Evropianë. Ai pritet të zgjidhet sot dhe të zëvendësojë kryetarin aktual të PACE-s, Luis Maria de Puc.
Çavushollu, i cili është në krye të delegacionit turk në PACE, do të jetë parlamentari i parë turk që do të marrë këtë funksion të lartë. Turqia është njëra nga anëtaret themeluese të PACE-s, të formuar në vitin 1949.
Pas zgjedhjes së Çavushollusë, Turqia do të marrë për gjashtë muaj kryesinë rotative të Komitetit të Ministrave - organ i Këshillit të Evropës, i cili merr vendime.