E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratinos: Spanja mbështet anëtarësimin e Turqisë në BE

Në intervisten e tij për gazetën gjermane "Welt Am Sontag", Morantinos tha se: "Turqia është një partnere me rëndësi strategjike. Ankaraja ka një rrjet diplomatik më se të mirë në Lindje të Mesme dhe Azinë Qendrore, si dhe luan një rol ndërmjetësues tepër të rëndësishëm."Moratinos tërhoqi vëmendjen se struktura qeverisëse në Turqi ka treguar që liritë personale, koncepti i shtetit ligjor dhe të drejtat e njeriut mund të mbrohen në një mënyrë moderne.Ministri spanjoll vuri në dukje se janë të detyruar t'u tregojnë shoqërive të tjera myslimane në botë se bashkëjetesa e tyre me qytetërimin evropian nuk është e pamundur.                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›