E Diel, 1 Nëntor 2026

çelet java IX e kinemasë spanjolle

Përgjatë një jave, deri më 23 qershor, në kinemanë “Imperial” në Tiranë do të shfaqen disa filma spanjollë realizuar në bashkëpunim me vende të BE-së, si Portugalia, Gjermania apo Franca, për të treguar ndryshimet dhe sfidat që si Spanja ashtu edhe Europa ka përballuar në 50 vitet e fundit.

Ato do të vijnë si një reflektim i aspekteve të ndryshme të shoqërisë europiane, sipas vështrimit të kinemasë spanjolle. Kështu e çeli mbrëmë këtë javë të filmit spanjoll, filmi “Qetësia para Bach”-ut (2007), me regji të Pere Portabella. Në këtë inaugurim mori pjesë edhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio.

Sot do të projektohet filmi dokumentar “Kutitë spanjolle” (Las cajas españolas), prodhim i vitit 2004, i cili vjen nën regjinë e Alberto Porlan. Do të shfaqen pas tij filmat “Një frang, 14 peseta”, “Ekspresi i Jugut” dhe për ta mbyllur është menduar projeksioni i filmit “Ajo çfarë di unë për Lolën”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›