E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi-Ashton diskutojnë perspektivën e Kosovës

Sipas zyrës së shtypit të Qeverisë kosovare, në takim është diskutuar për përshpejtimin e reformave në Kosovë, me synim përshpejtimin e proceseve integruese në strukturat euroatlantike. Në këtë drekë u diskutua edhe për proceset e bashkëpunimit rajonal, të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe progresin e mëtejshëm në procesin e liberalizimit të vizave dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë.

Në këtë kontekst, Kryeministri Thaçi theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit rajonal, me objektiv përparimin e proceseve pozitive në rajon, të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

“Kosova ka ndërtuar raporte të mira fqinjësore me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, si dhe është e interesuar të ndërtojë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Serbinë”, theksoi Kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›