çelsi e bën rrugë barazimin, 0-0 me Birmingamin
Përballja e luajtur në stadiumin “St. Andrews Ground” përfundoi me rrjeta të paprekura. Pas këtij barazimi, skuadra e Karlo Ançelotit ndodhet pesë pikë mbi Mançesterin, që do të luajë nesër në fushën e Hull Sitit.Megjithëse edhe pas kësaj jave Çelsi do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Premier Ligës, barazimi i sotëm është një rezultat favorizues për ndjekësit, që mund të përfitojnë të shkurtojnë diferencën nga londinezët.0-0 përfundoi edhe takimi midis Fulhamit dhe Totenhemit dhe tashmë “Gjelat” mbeten në kuotën e 34 pikëve, një më pak se Arsenali dhe Aston Vila, që do të luajnë nesër përballë njëri-tjetrit. Kurse Uest Hemi fitoi 2-0 ndaj Portsmuthit, duke iu larguar disi zonës së ftohtë të tabelës.