E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, u kërkonin 20 mijë euro biznesmenëve, prangosen

Në pranga kanë rënë shtetasit Nikollaq Syrja Taullaraj, 26-vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë me tre vjet burg për “shitje të lëndëve narkotike” dhe Ardit Bashkim Alushaj, vjeç 20, lindur dhe banues në fshatin Armen të rrethit të Vlorës. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga data 21.12.2009 e në vazhdim nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve kërcënues kanë kërkuar tu marrin tre biznesmenëve në fushën e ndërtimit në qytetin e Vlorës shumën prej 20.000 euro secilit. Tre biznesmenët kishin bërë kallëzim pranë strukturave të Policisë së Shtetit dhe nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë kishte filluar procedimi penal për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Në momentin e arrestimit këtyre personave u janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale dy pistoleta, një krehër fishekësh me 14-(katërmbëdhjetë) copë fishekë, si dhe 5 aparate celular.Pas arrestimit të shtetasve Nikollaq Taullaraj dhe Ardit Alushaj, personat dhe provat materiale, janë vënë në dispozicion të Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›