E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Ndryshimet në ligjin e për tokat janë antikushtetuese

“Ndryshimet në ligjin e tokave janë antikushtetuese dhe PS kërkon rishikimin e menjëhershëm të këtij ligji në interes të zgjidhjes përfundimtare të problemit, duke e konsideruar atë të nxituar ”, theksoi Toçi në deklaratën e tij.       Në këtë drejtim, Toçi i bëri thirrje Presidentit, Bamir Topi, “të mos e dekretojë këtë ligj që u rrëmben tokën dhe i hedh në rrugë njerëzit në nevojë, pa u diskutuar më parë me grupet e interesit".      Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 73 vota ligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995 - Për kalimin në pronësi, pa shpërblim të tokës bujqësore”. Ndryshimet e bëra në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese përcaktojnë kompensimin me 750 metra katrorë për familjet me mbi 6 anëtarë.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›