E Shtunë, 31 Tetor 2026

çështje hetimore për financim të paligjshëm të Sarkozisë

Vendimi u mor pas dëshmive të ish-llogaritares së trashëgimtares së kompanisë "L'Oreal", Liliane Bettencourt, e cila foli dje për një shumë parash që në vitin 2007 i ishte dorëzuar Eric ëoerth, arkëtari i partisë së qendrës së djathtë UMP (Unioni për një Lëvizje Popullore) dhe sot Ministri i Punës, Solidaritetit dhe e Shërbimit Civil.

Epërdithsmja "Le Figaro" citon ish-llogaritaren të ketë thënë se paratë(150 mijë euro) ishin destinuar për të financuar fushatën elektorale të presidentit, Nikolas Sarkozi.

Hetimi paraprak, sipas informacioneve më të fundit nga Parisi, i është besuar Brigadës financiare dhe Brigadës së parandalimit të krimeve. Vendimi është marrë nga prokurori i komunës së Parisit, Nanterre, Philippe Courroye, i cili nisi hetimet për çështjen pas deklaratave të djeshme të Claire Thibout, ish-llogaritare e trashëgimtares së L'Oreal, Liliane Bettencourt.

Nga ana tjetër, kryeministri francez, François Fillon dënoi akuzat e ngritura nga trashëgimtarja e kompanisë kozmetike ''L'Oreal'' ndaj Presidentit francez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›