çmimet, shqiptarët shkojnë në Maqedoni
POGRADEC -Rritja e papërballueshme e çmimeve dhe varfëria ekstreme e shqiptarëve ka bërë që si asnjëherë në këto 20 vitet e fundit, pogradecarët, librazhdasit e shumë banorë nga Elbasani e Korça të “pushtojnë” tregjet e qyteteve më të afërta në Maqedoninë fqinje. Për këtë shkak, kohët e fundit në këto qytete e shumë zona rurale kufitare janë vendosur linja të rregullta furgonësh që transportojnë blerësit për në tregjet e Strugës, Ohrit e anasjelltas. “Ne po varfërohemi çdo ditë, ndërsa çmimet në Shqipëri po rriten si askund. Ndërsa në tregjet e Ohrit apo të Strugës, çmimet e artikujve ushqimorë janë nga 30 deri në 50 për qind apo më lirë se tek ne. Këtu nuk bëhet fjalë për mollën apo ndonjë frut tjetër, ku një kilogram tek ne është 3 apo 4 herë më shtrenjtë se në tregun maqedonas”, - pohuan dje për “Gazeta Shqiptare” disa blerës nga Katjeli i Përrenjasit, që pas pazarit në Ohër po ktheheshin si çdo ditë me furgonin e linjës.
Agim Tarushi nga Rrajca e Librazhdit, thotë për “Gazeta Shqiptare” se “çmimet tona, me çmimet që janë në Maqedoni ndryshojnë si nata me ditën”. “Bie fjala, një kg sheqer tek ne është 120 lekë, ndërsa në Strugë, 70 denarë, ose me lekë shqiptare i bie 80 lekë. Pra këtu është 40 lekë më shtrenjtë. Kështu është dhe për djathin, vajin, gjalpin, mishin, për çdo gjë…. Edhe karburanti atje jo vetëm që është i cilësisë shumë më të mirë se këtu tek ne, por shkon edhe 40 lekë më pak për litër. çuditem kur kryeministri ynë thotë se kemi rritje ekonomike. Po ku e ka këtë rritje ai, që ne qytetarët nuk e shohim? Të vijë një ditë ai me ne e të shohë si janë çmimet në tregjet e vendit fqinj”, - shton mes të tjerash qytetari.
Mësohet se në shumë komuna të rretheve kufitare (Pogradec, Përrenjas, Librazhd e Korçë) janë vënë linja furgonësh që çojnë e marrin blerësit në tregjet fqinje. Në të shumtën e rasteve këto linja janë të përditshme. Ndërkohë, jo pak qytetarë udhëtojnë me mjetet e tyre për të bërë pazarin dy apo tri herë në muaj.
(d.b/GSH/BalkanWeb)