E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenerali i Tovolit nje histori refuzimi

Gjenerali i ushtrise se vdekur te Luciano Tovolit i bazuar ne historine e shkruar nga Kadare shfaqet afro 40 vjet pas realizimit. Regjisori Pirro Milkani kujton ndalimin e filmit ne Shqiperine e izoluar


U desh te kalonin tridhjete vjet nga koha e realizimit qe Gjenerali i ushtrise se vdekur Le Gnral de larme morte 1983 i Luciano Tovolit sipas romanit te Ismail Kadarese te shfaqej ne nje kinema shqiptare.


Arkivi i Filmit e shfaqi dy net perpara ne kinemane e vet me rastin e 85-vjetorit te lindjes se aktorit francez Michel Piccoli per studente te regjise njerez te kinemase.


shte nje veper qe ka nje histori te ndalimit dhe peripecish qe kaloi ne fazen pergatitore per tu xhiruar ne Shqiperi ne vitet 80.


Kete histori e ritregoi pak para projeksionit regjisori Pirro Milkani njeri nga dy njerezit qe priti dhe shoqeroi ne Shqiperi bashke me Vasillaq ollakun nepunes i Komitetit Qendror per Marredhenie me boten e Jashtme regjisorin Tovoli i ardhur nga Italia dhe aktorin Piccoli i ardhur nga Franca.


Piccoli vinte si producent dhe aktor. Do te luante priftin kurse Mastroianni rolin e gjeneral Ariostos. Drejtorit te Kinostudios Shqiperia e re Vangjush Zallemit iu dha urdher nga Komiteti Qendror qe te pezullohej zbatimi i projektit nisja e xhirimeve.
Milkani e kujton si shans te humbur per kulturen shqiptare kinematografike.


Xhirimet do te beheshin ne Shqiperi projekti ishte ambicioz investonin shteti francez dhe italian dhe u angazhuan emra te nivelit evropian deri atehere me nje pervoje mbi tridhjetevjecare si Mastroianni Piccoli Anouk Aime Grard Klein po edhe me te rinj si Sergio Castellitto. I bazuar ne romanin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare Gjenerali i ushtrise se vdekur 1962 projekti beri prapakthehu nga Shqiperia dhe sheshi i xhirimi u vendos ne Itali.


Per shkak te kesaj situate regjisori Tovoli bashkeskenarist me Piccoli dhe Jean-Claude Carrire i ndryshuan edhe rrjedhen historise se Kadarese.


Gjenerali Ariosto ne rol Marcello Mastroianni nuk eshte vetem nje funksionar qe ka ardhur ne Shqiperi i ngarkuar me mision gjetjen e eshtrave te ushtareve te vrare gjate Luftes se Dyte Boterore. Ai ka edhe nje ane private jeton nje histori dashurie me konteshen Betsi Mirafiore Anouk Aime dhe behet xheloz per afrine e priftit Benetand Michel Piccoli me gruan e komandantit te Batalionit Blu Salvatore de Breni.

Aime grua e bukur dhe sensuale eshte e shkelqyer ne menyren se si ve ne levizje motorin e xhelozise dhe i perball dy meshkujt me veshje autoritare te klerikut dhe ushtarakut ne vilen luksoze te konteshes.


Ne Shqiperi ishte menduar qe filmi te xhirohej ne nje terren malor. Nje alternative mund te ishte Korca dhe zonat perreth e disa skena ne Tirane. Aty regjisori shqiptar Milkani kujton nje udhetim tijin me Piccoli-ne nga Boboshtica drejt Dardhes 4 ore rresht ne kembe ne debore ku kishin shkuar per te hulumtuar vendet.


Ndoshta varret e ushtareve franceze ne Korce mund te ishte alternativa ku gjenerali i Kadarese te gjente eshtrat e ushtareve te tij. Por nuk u vendos kurre.


Me tu larguar nga Shqiperia regjisori dhe aktori vendosin te xhirojne ne Itali ne nje treve te arberesheve. Ndoshta per kete arsye ne filmin e Tovolit shikuesit i duket i huaj terreni me kodra te braktisura liqene me uje te kulluar kullotat. Ketu i ngrejne cadrat gjenerali dhe prifti.


Duket komik prifti i veshur me xhakete meshini ngjyre kafe golf te zi me cizme te gjata deri te gjuri teksa tymos puro. Po aq sa kur sheh neper lokale gra qe tymosin dhe te huaja qe kalojne detin brenda nates per te ardhur ne Shqiperi ne emer te dashurise. Keshtu ben heroina e filmit kontesha Betsi.


Gjenerali dhe prifti e kryejne pa asnje tension punen e tyre cdo dite hapin gropa mbledhin kocka i paketojne dhe i nisin drejt Italise. Naten vone pijne shampanje puro qeshin dhe gajasen bashke me gjeneralin austriak Krotz Grard Klein.


Ata nuk shqetesohen per vendasit dhe as keta te fundit nuk shohim ndonje reagim. Te dyja palet me zor komunikojne me njera-tjetren. Edhe ne fund qe mendohej te ishte skena me e tensionuar e filmit kur gjenerali i dehur perballet me plaken Nice kemi nje komunikim te zakonshem mes te dyve. Ajo i thote Ju jeni gjenerali.


Ai i pergjigjet Po zonje. Nga goja e saj degjohet tri-kater here thirrja Vrases. Me tej gruaja largohet.


Per Milkanin keto ishin pasojat e demit qe rane mbi filmin vec demit financiar qe pati Tovoli i cili paskesh lene pasurine e tij ne kete film.


Po te xhironte Tovoli me shqiptaret dhe ne ambient shqiptar nuk do te ishin ato gabime qe ishin ne film dhe filmi do te ishte patjeter shume i mire sepse kishte material dramaturgjik aktore te mire teknike te persosur perfundon Milkani qe nuk rresht se permenduri qe Tovoli me ekipin e tij te shkelqyer kishin besim te Gjenerali....


Gjenerali i ushtrise se vdekur eshte shfaqur ne variantin teatror nen regjine e Pirro Manit dhe film televiziv me regji te Vladimir Priftit. Per kete variant me aktore Sander Prosi Pjeter Gjoka Prokop Mima Milkani thote qendron ne nivel te kenaqshem.


Te filmi artistik Kthimi i Ushtrise se Vdekur i Dhimiter Anagnostit ku luajne Bujar Lako Guljem Radoja Ndricim Xhepa Milkani vlereson realizmin ne menyre te vecante skenat e pales shqiptare jane te arritura. Ndersa skenat e xhiruara ne Itali per mungese kostumesh rekuizite lene per te deshiruar. Por tre te katertat e ketij filmi eshte mjaft e mire.


Bashkeprodhimet e para


Ne prezantimin e Gjenerali i ushtrise se vdekur regjisori Pirro Milkani tregoi edhe historikun e bashkeprodhimeve shqiptare me te huajt. Nje histori qe nis ne vitin 1952 ne kohen kur u inaugurua zyrtarisht Kinostudio me filmin Skenderbeu nje bashkeprodhim shqiptaro-sovjetik i regjisorit Sergei Yutkevich.


Me 1959 u realizua bashkeprodhimi i dyte me sovjetiket Furtuna me dy regjisore Kristaq Dhamo dhe Yuri Ozerov. Filmi u xhirua ne Shqiperi kurse dekoret u realizuan ne Moske. Me shkeputjen e marredhenieve politike te dy vendeve merr fund bashkepunimi kinematografik po edhe pergatitja e te rinjve shqiptare ne akademite ruse te artit.


Ja si e kujton Milkani periudhen pas kesaj periudhe e izolimit 30-vjecar ne Kinostudio. Nuk mund te imagjinoheshin as bashkepunime as produksione me te huajt.


Ne menyre absolute jo. Pas tridhjete viteve vjen nje sinjal nga Perendimi per romanin Gjenerali i ushtrise se vdekur nje rast specifik sepse ky ishte nje film me teme shqiptare qe nuk mund te xhirohej ne France as ne Itali. Xhirimet e tij u ndaluan me nje urdher qe Komiteti Qendror i Partise i beri drejtorit te Kinostudios ne ate kohe Nuk do ta ndihmoni ekipin francez....


Ne Shqiperi ishte ashpersuar shume denimi i grupeve armiqesore. Me eleminimin e Mehmet Shehut edhe pse u mendua qe mori fund cdo gje duhej te denohej edhe grupi i Kadri Hazbiut dhe i te gjithe njerezve qe kishin punuar ne Ministri te Puneve te Brendshme. Natyrisht qe funksionaret komuniste nuk kishin deshire te kishin neper kembe dyzet-pesedhjete kineaste te huaj.


Milkani tregon se artistet e huaj i ruheshin edhe kontakteve. Nje rast ben perjashtim. Gjate vizites qe beri ne Shqiperi aktori Bekim Fehmiu shprehu deshiren per te interpretuar ne nje film si Skenderbeu.


Deshira e tij ishte vetem deshire. Ai enderronte te realizonte nje film per Skenderbeun cka mund te them na hapi edhe ne telashe. Ne jemi thirrur ne Komitet Qendror per kete pune ku na pyeten kush ia ka premtuar. E verteta eshte qe ne nuk mund ti premtonim sepse Skenderbeu nuk behej as ne ate kohe as tani kujton sot Milkani.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›