E Diel, 1 Nëntor 2026

Çdo të ndodhë te Kuzei dhe Gunei/ Në Stamboll vjen vajza e Ferhatit, Kuzeji nis planet për hakmarrjen

Kuzey-Guney-Cast-Vogue-Magazine-Photos-2011-turkish-actors-and-actresses-32990742-470-313Pas gjithë ngjarjeve tronditëse të ndodhura kohët e fundit, Kuzeji vendos të sjellë në shtëpi Simajin, për ta mbrojtur atë nga një hakmarrje e mundshme e Ferhatit. Por ky vendim i Kuzejit tensionon situatën në familjen Tekinoglu.
Simaji kthehet
Për të ëmen, Handanin është e papranueshme që të jetojë nën një çati me Simajin, pasi marrëdhëniet e tyre asnjëherë skanë qenë të mira, ndaj ajo vendos të braktis shtëpinë e saj dhe shkon të jetojë në shtëpinë e Guneit. Me hyrjen e Simait në jetën e Tekinoglu-ve, ajo bëhet sërish shkaku kryesor për një ballafaqim tjetër mes Kuzejit dhe Gunejit. Nga ana tjetër lufta e ftohtë mes Xhemresë dhe Zejnepes merr një drejtim të ri pas një vendimi të Zejnepes.
Barësh dhe Xhemre
Gylten duke e parë Xhemrenë se si vuan çdo ditë për dashurinë e saj të pamundur, mendon se më e mira për vajzën e saj është që të lidhet me Barëshin. Por Xhemre injoron planet e nënës së saj për të dhe vazhdon të shpresojë për Kuzejin. Samiu i shqetësuar për jetën e të birit, nis të thur një plan për ta mbajtur larg Kuzejin nga Ferhati.
Vajza e Ferhatit
Kuzeji bashkëpunon me policinë. Në skenë hyn njaq tjetër personazh, është vajza e Ferhatit, Deniz e cila vjen në qytet dhe është e interesuar për Kuzein. Lufta e ftohtë mes familjes Sinaner dhe Burak vazhdon dhe një lëvizje e papritur e Burakut krijon një situatë të re. Me vizitën e Handanit në shtëpinë e Sinaner distanca me Samiun sa vjen e rritet, gruaja është e vendosur për të qëndruar larg shtëpisë. Barësh vendos ti shpreh sërish ndjenjat e tij Xhemresë edhe pse ajo vazhdon të mendojë për Kuzejin.
Hakmarrja e Kuzejit
Ferhati mëson se vajza e tij ka mbërritur në Stamboll, por Kuzeji tashmë e ka gjetur pikën e dobët të Ferhatit. Kuzei thur palnet e tij hakmarrëse kundrejt Ferahtit, ai sa vjen e afrohet më shumë me Deniz në mënyrë që të fitoj besimin e saj. Kjo situatë për të është shumë e vështirë, por për të arritur qëllimin që ka duhet të jetë i durueshëm. Gylten e cila beson se pengesa më e madhe në të ardhmen e Xhemresë është Kuzeji gjen një mënyrë për të biseduar me të. Për të Barëshi është lumturia e vetme e Xhemresë. Xhemre pa e ditur se çfarë ka ndodhur mendon se Kuzeji nuk e do më. Ferhat nga ana tjetër mëson se vajza e tij shoqërohet me Kuzejin, por vetë Kuzeji ndodhet sërish në udhëkryq, mes dashurisë në njërën anë dhe hakmarrjes në anën tjetër…

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

 
Në Bulevardi Brazil, Zhorzhinjo
zbulon se Nina në të vërtetë është Rita

Pasi takohen dhe bisedojnë si dy shok të rinj, Zhorzhinjo njeh Ninan dhe kupton se ajo është shoqja e tij e fëmijërisë. E gjitha ndodhi pasi Nina e gjeti dhe e ndihmoi Zhorzhinjon në rrugë, duke e marrë në shtëpi. Karminja e vlerëson këtë gjest dhe e falënderon Ninan që ndihmoi Zhorzhinjon. Monalisa dhe Olenka i tregojnë Lelekos se Tesalia u zhduk dhe ai vendos ta kërkojë. Zhorzhinjo i thotë Deboras se Nina rrezikoi jetën e saj për ta shpëtuar. Ronikito planifikon të marrë provat që Suelen ka kundër Diozhenes, ata e mbyllin vajzën në tualet dhe sekuestrojnë të gjitha provat që ajo fsheh në shtëpinë e saj, më pas e pushojnë nga puna, por ajo betohet se do të hakmerret. Maks e çon Tufon në një event pa asnjë rëndësi dhe ish lojtari ndjehet i shqetësuar. Fininjo mbron Zheronimon nga Nilo. Leleko përfundon i arrestuar. Nilo shkon në shtëpinë e Tufon dhe Karminja irritohet. Karminja përzë Nilon nga pishina e shtëpisë së saj. Murisi shkon në takimin me Lelekon në komisariat. Suelen tenton të bëjë për vete Leandron. Murisi diskuton me Tesalian dhe përpiqet ta bind që Leleko të lirohet. Zhorzhinjo mendon për Ninan. Leandro e çon Suelen në shtëpinë e Diozhenes dhe atje ajo gjen fotot e grisura në plehra. Tufon nxjerr Lelekon nga burgu. Monalisa qorton Adauton që i tregoi Murisit në lidhje me arrestimin e Lelekos. Nina sheh Karminjan duke vjedhur mallra në një dyqan dhe merr fajin përsipër për të fituar besimin e padrones. Zhorzhinjo irritohet kur sheh Karminjan në shtëpinë e tij. Nilo shet një orë, por grabitet më pas. Zhorzhinjo përqafon Ninan për ta mbrojtur nga shiu. Karminja kërkon që Nina të jetë mikja e saj. Murisi pajtohet me Lelekon. Zhorzhinjo nuk arrin të përqendrohet në stërvitje dhe i thotë Iran që nuk mund të pushojë së menduari për Ninan. Olenka i tregon Lelekos dhe Silas se po përgatit një festë lamtumire për Tesalian dhe Adauto dëgjon bisedën. Zhorzhinjo nuk pranon të takohet me Deboran dhe kërkon Ninan. Kadinjo dhe Noemia takohem me Aleksian. Silas e trajton Monalizan me indiferencë. Zhorzhinjo njeh dhomën e kukullës së Ritas në dhomën e Ninas Zhorzhinjo akuzon Lusindas që ka gënjyer në lidhje me vendndodhjen e Ritas. Nina vëzhgon Maksin dhe Karminjan bashkë. Nina qan duke menduar për Zhorzhinjon. Zhorzhinjo gënjen Deboran dhe largohet nga stërvitja për të kërkuar Ninan. Zhorzhinjo dhe Nina puthen. Karminja sheh Zhorzhinjon dhe Ninan duke biseduar. Nina del me nxitim dhe Zhorzhinjo shkon pas saj. Zhorzhinjo dhe Nina takohen në shtëpinë e Lusindës…

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›