Çdo të ndodhë te Sulejmani i Madhërishëm/Dy motrat sjellin në pallat një fallxhore për ti bërë magji Hyrremit
Hatixhe tronditet edhe më shumë pasi lexon letrën që Shahu i ka dërguar Ibrahimit. E motra i shkruan Ibrahimit në letër se sa shumë i mungon, që kur ai është larguar nga Manisa. Për Hatixhen ky është sekreti më i tmerrshëm që ka zbuluar, edhe pse i shoqi tashmë nuk jeton më.
Sekreti
Shahu duke dashur të mohojë gjithçka, e pyet Hatixhenë, nëse ka ndonjë provë që e ka shkruar ajo këtë letër. Hatixhe i thotë se ajo që po sheh nuk është gënjeshtër, sepse ajo e di se e motra ka qenë gjithnjë xheloze për të dhe se nuk është gënjeshtër që ajo i mori pallatin, nuk është gënjeshtër që ajo po përpiqet të ngre në detyrë Lutfi Pashën dhe qëllimi i saj është që ai të bëhet Veziri i Madh. Kur ajo largohet i thotë se ka një javë afat që të lërë pallatin e saj. Hyrrem që ka kuptuar gjithçka mbi konfliktin mes dy motrave i kërkon Afifesë që të përgatisë pallatin në kopsht për Shahunë. Shahu shkon në pallat dhe akuzon Hyrremin duke thënë se letra është false, Hyrrem i përgjigjet se edhe nëse do të ishte kështu, që në fakt nuk është, dashuria e saj për Ibrahimin nuk është gënjeshtër.
Beteja e Korfuzit
Sulejmani shikon rrethimin e Korfuzit dhe thekson se është e vështirë ta pushtojnë, pasi është një ishull dhe Ajaz Pasha thotë se anijet veneciane nuk janë parë askund. Barbarosa ndjehet optimist për faktin se kundërshtarët e tyre kanë qenë të bashkuar kundër tyre, sepse në qoftë se ata fitojnë betejën e Korfuzit, do ti fitojnë ti gjitha. Në Vatikan shpresohet se Korfuzi nuk do të bjerë derisa të vijë dimri, duke vërejtur se mungesa e Ibrahimit është avantazh për ta. Rustem i thotë Ajaz Pashës se ngritja në detyrë e Lutfi Pashës, pas suksesit të tij në fushatë, do të sjellë rënien e tij, diçka që shqetëson Ajaz Pashën. Sumbul i tregon Nigarit në lidhje me letrën e Shahusë dhe rreth faktit që Ibrahim ka dashur një grua tjetër përveç saj dhe Hatixhesë.
Konflikti Hyrrem-Shahu
Hyrrem i thotë Shahusë se ka përgatitur pallatin ku ajo do të qëndrojë. Shahu i përgjigjet se çdo pallati i takon pasurisë së familjes mbretërore dhe se Hyrrem është thjesht një shërbëtore tek ata. Hyrrem përgjigjet se ajo është një grua e lirë dhe se gjithçka që po bën është që, po lufton për jetën e saj dhe të fëmijëve të saj dhe se ata që e kanë luftuar janë zhdukur, ndrësa ajo është ende atje. Hatixhe i thotë Mihrimasë se ajo e do atë dhe vëllezërit e saj, pa marrë parasysh se çfarë po ndodh mes saj dhe nënës së saj. Kur Gulfem është vetëm me të, i thotë që të mos preket nga gënjeshtrat që Hyrrem ka thënë në lidhje me Shahu dhe i kujton asaj se Sulltani do të inatoset kur ai të kthehet dhe ta gjejë në pallat. Sumbul i thotë Hyrremit se Nigar është përpjekur që të marrë informacion prej tij dhe se ishte shokuar kur mësoi se Shahu ishte gjithashtu një nga të dashurat e Ibrahimit. Kur Nigar përpiqet të gjejë të vërtetën, Shahu i thotë se ajo është akuzuar mbi bazën e gënjeshtrave.
Alibia për letrën
Në burg Nazli mohon se di diçka në lidhje me letrën. Kur Hatixhe shkon në pallatin e saj dhe kërkon shpjegime nga Shahu që nuk ka ikur ende, Shahu i sjell përballë Nazli, e cila pranon se ajo e kishte vënë letrën në sepete me urdhër të Hyrremit. Shahu i kërkon Hatixhesë që ta lejojë të qëndrojë në pallat derisa Sulltani të kthehet. Ajo i sugjeron që të jetë e durueshme dhe të përpiqen ta sjellin Hyrremin në një pozitë të vështirë përballë Sulejmanit. Sumbul tregon trupin e vdekur të Nazli dhe Hatixhe i thotë Hyrremit se kushdo që është në shërbim të saj do të përfundojë në këtë mënyrë. Hyrrem mohon çdo përgjegjësi dhe i kërkon Perëndisë që të ndëshkojë ata që e bënë këtë. Barbarosa sugjeron sulm të plotë në mënyrë që të shmangin ardhjen e dimrit dhe Lutfi Pasha pajtohet me këtë. Rustem nuk bie dakord duke thënë se një humbje e mundshme do të dobësonte moralin e ushtarëve. Mehmet thotë se atij i mungon Mustafa dhe që Sulltani ndjen vetminë pa praninë e Ibrahimit. Bali Beu i thotë Sulejmanit se i kanë ngritur një kurth dhe Mehmeti shpëtoi jetën e tij, kjo shkakton xhelozi tek Selimi.
Fallxhorja
Në Manisa Fidan shpall ardhjen e Gabriela Sfenzi nga Xhenova. Me urdhër të Hatixhesë, mjeshtre Saliha nga Manisa mbërrin në pallat. Mjeshtre Saliha është fallxhore dhe Hatixhe i kërkon që të mos flasë me asnjë. Hyrrem i kërkon Sumbulit që të vëzhgojë çdo hap të bërë nga Hatixhe. Sulejman sheh në ëndërr duart e tij të mbushura me gjakun e Ibrahimit. Në Manisa, Mustafa kërkon ndërmjetësimin e gjyqtarit, në mënyrë që të lirojë anijet me sendet e Gabrielas. Mahidevran i tregon haremin e Mustafait dhe i thotë Gabrielas se Mustafa ka një fëmijë me një nga skllavet. Ajo i thotë gjithashtu se nuk lejohet që një grua e lirë të jetojë në haremin e tij. Mustafa i premton Gabrielas se do të ndëshkojë fajtorët për krimin që i kanë bërë. Haremi është i përgatitur për të përshëndetur Sulltanin dhe Hyrrem zë vendin e saj në krah të Shahusë duke thënë se Sulejmani do të informohet në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur. Megjithatë ajo habitet kur sheh Hatixhenë që vjen për të përshëndetur Sulejmanin, kështu që është e detyruar të lëviz nga vendi i saj.
Rikthimi nga lufta
Jashtë dhomës Mihrimah mirëpret të atin dhe Bali Beun. Sulejman shtanget kur sheh Hatixhenë. Një nga e një të gjithë e mirëpresin dhe i puthin dorën. Hyrrem thotë se tani që Sulltani i saj erdhi ajo do të harrojë të gjitha ditët e këqija që ka kaluar gjatë mungesës së tij. Mihrimah e pyet Bali Beun se përse nuk i është përgjigjur letrës së saj, Bali Beu i thotë se qe i zënë në luftë. Nigar i thotë Shahusë se Hyrrem do ti thotë çdo gjë Sulltanit tani që ai u kthye dhe Shahu i thotë që të mos shqetësohet, sepse ajo do ta bind atë për pafajësi. Lutfi Pasha trembet kur mëson se Nigar është gruaja e Rustemit, por Shahu i thotë se kështu ata do të kenë mundësinë që të mësojnë çdo hap të tij. Hyrrem i thotë Sulejmanit se sa frikë pati gjatë mungesë së tij, sepse Mustafa Pasha mori një informacion se Sulejmani u plagos rëndë dhe se Princi Mustafa po vinte në qytet për të marrë fronin. Sulejman i dëgjon të gjitha këto dhe shokohet. Hatixhe takohet me mjeshtren Saliha dhe e pyet atë nëse është gati.
Sulltani kërkon llogari
Sulltani kërkon të takojë Mustafa Pashën dhe e pyet atë se si guxoi të përhapte një informacion fals gjatë mungesës së tij. Selim dhe Bejazit grinden në lidhje me aftësitë e tyre dhe Hatixhe nga ballkoni sheh Mihrimanë që takohet me Bali Beun. Gulfem thotë se Mihrimah është shumë e re që të martohet dhe Hatixhe qesh e kënaqur për planin që ka ndërmend. Sulejman takohet me Shahu dhe e pyet se përse Mustafa guxoi të bënte një gjë të tillë, të ngjitej në fron ndërkohë që ai nuk ishte. Shahu përgjigjet se dikush ka shpifur për Mustafan dhe se ai mund ta vërtetojë që Mustafa kurrë nuk u largua nga Manisa dhe se çdo gjë ishte një kurth. Kur Shahu takohet me Hyrrem i thotë asaj se ajo nxitoi që të diskretitojë Mustafain. Hyrrem i thotë se Sulltani do të pyes dhe se do të mësojë të vërtetën, por ai do të fillojë të dyshojë kështu që ashtu si me Ibrahimin dyshimet do të akumulohen dhe mbushin mendjen e Sulltanin dhe në fund ato bëhen lak rreth qafës së dikujt. Shahu e dëgjon dhe mbetet pa fjalë. Në Këshill Sulejmani mendon në lidhje me atë që Hyrrem i tha për Mustafain. Hyrrem gjen Hatixhenë në vilën e mermertë duke e pritur, ajo habitet. Hatixhe e pyet nëse ndonjëherë e kujton Ibrahimin. Ajo i rrëfen se mendon për të çdo natë dhe se Hyrrem ka shkatërruar jetën e tyre. Në këtë moment Hatixhe sulmon Hyrremin dhe Hyrrem bie pa ndjenja, kur hap sytë ajo nuk mban mend asgjë, vetëm sheh Sumbulin duke e pyetur se ku është dhe se kush e solli aty…