Nje peme falas per nje thes me mbeturina
Shiu nuk i ka penguar banorët e fshatit Gjadër në Lezhë t’i bashkohen nismës për pastrimin e ambientit.
Jo vetëm të rinjtë, por edhe të moshuarit kanë dorëzuar thasë me mbeturina në këmbim të fidanëve për mbjellje.
Eshte një ide e Mariane Graf, konsulles së nderit të Shqipërisë në Austri, që gjeti mbështetjen edhe të komunës së Dajçit. Nisma “ Pastro dhe gjelbero!” ka si synim ndërgjegjësimin e banorëve të zonave rurale për mbajtjen pastër të mjedisit dhe shtimin e hapësirave të gjelbra.