E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeçenia: E rindërtuar nga lufta, e sunduar nga frika

Gazeta Shqip

Drejtuar nga një njeri i akuzuar për shumë vrasje politike dhe shumë të zhdukur, Çeçenia sheh qiellgërvishtësit në ngritje në Grozni ndërsa rezultati i votimeve është 99 për qind për Putin me pjesëmarrje 99 për qind

cecenia cecenia1 cecenia2 cecenia3 cecenia4 cecenia5 cecenia6 cecenia7 cecenia8 cecenia9 cecenia10 cecenia11

Kur ishte për herë të fundit në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, Çeçenia qe e rrënuar, kryeqyteti Grozni qe reduktuar në pluhur nga bombardimet nga ajri dhe toka, më të ashprat e shënuar në truallin e Europës që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sot, ndërsa dy çeçenë u shpallën si të dyshuar për vënie bombash vrasëse në Maratonën e Bostonit e rikthyen këtë vend në Kaukaz në qendër të vëmendjes së botës, Çeçenia duket pothuajse mrekullisht e rilindur.

Rrugët janë rindërtuar. Muret e bërë shoshë nga plumbat janë zhdukur. Pallate të reja të larta janë ngritur. Ambientet e lojërave janë përplot me fëmijë. Një xhami e stërmadhe prej mermeri shkëlqen gjatë natës.

Megjithatë, nëse gërvisht pak sipërfaqen, mrekullia del më pak impresive nga sa duket. Pas dyerve të mbyllura, njerëzit flasin për një vend shtypës dhe të deformuar, drejtuar nga një udhëheqës i imponuar nga Kremlini që sundon përmes frikës.

Qiellgërvishtësit e ruajtur rëndë të sapondërtuar në Grosni janë të rrahur nga era dhe bosh. Gjatë natës, rrugët janë të shkreta.

Atdheu etnik i Dzhokhar dhe Tamerlan Tsarnaev, një provincë përgjithësisht myslimane që pa shekuj të tërë luftërash dhe represioni, nuk kërcënon më të ndahet nga Rusia. Por ajo është bërë një vend shumimi për një formë islami militantist, aderuesit e të cilës përhapin dhunën në pjesë të tjera të Rusisë dhe mund të kenë frymëzuar radikalizmin e bombëvënësve të Bostonit.

Mund të ngjajë sikur është stabël dhe paqësor por në fakt nuk është fare kështu, tha një aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila, si të tjerët që guxojnë të shprehin ndonjë kritikë, kërkojnë që të mos i shkruhet emri. Çeçenia sundohet nga udhëheqësi i mbështetur nga Moska, Ramzan Kadyrov.

Ka ende grupime të fragmentarizuara luftëtarësh rebelë nëpër male, shton aktivistja. Dhe ka të rinj nëpër fshatra që ikin dhe bashkohen me ta, që dërgojnë ushqime në mal.

Sushi, iPhones dhe Islam

Moska ka derdhur miliarda rubla në Çeçeni për ta rindërtuar atë. Ajo krenohet se tashmë nuk ka asnjë gjurmë të kryengritjes që poshtëroi ushtrinë e Rusisë në betejat e viteve 1990.

Mbi atë që dikur qenë mbeturinat e sheshit qendror të Grosnit, Minutka ku një kolonë e koracuar e forcave ruse u shkatërrua pothuajse tërësisht në luftimet rrugë më rrugë në janar 1995 tashmë ka kafe luksoze ku të rinjtë me xhaketa lëkure dhe gratë e mbuluara me shami hanë sushi dhe luajnë me celularët iPhone.

Kadyrov, një ish-rebel 36-vjeçar, shfaqet nëpër tabela të mëdha në rrugë apo në ekranet e televizorëve. Një slogan me neone të kuq deklaron: Ramzan, faleminderit për Groznin!

Një njeri trupngjeshur me një mjekër të prerë me kujdes dhe me sy intensiv gri, ai kultivon imazhin e një myslimani të nevojshëm dhe një familjari të mirë, i dashuruar pas idesë së publikimit të fotove të veta në internet.

Ai dashuron festat e mira, veçanërisht në rastet kur është vetë i ftuari i nderit. Më 2011-n, ai punësoi këngëtaren Seal dhe yjet e Hollivudit Jean-Claude Van Damme dhe Hilary Swank për të marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së tij. Pasi grupimet e të drejtave të njeriut u ankuan, Swank kërkoi ndjesë, pushoi nga puna menaxherin e saj dhe e dha pagesën me gjashtë shifra që pati marrë në këtë rast për bamirësi.

Kadyrov dhe zyrtarët e tij mohojnë të jenë përfshirë në abuzime, vrasje apo zhdukje. Por kritikët e tij kanë një histori të gjatë të vdekjeve në vrasje të pazgjidhura apo të zhdukjeve pa gjurmë.

Grupimet e të drejtave të njeriut e kanë lidhur Kadyrov me vrasjet e gazetares opozitare ruse Anna Politkovskaya, emigrantët çeçenë në Austri dhe Turqi, si dhe vrasjet e shefave të klaneve çeçene që janë qëlluar për vdekje në Moskë e Dubai. Për të gjitha këto raste ai mohon përfshirjen.

Aktivistja ruse e të drejtave të njeriut Natalya Estemirova u rrëmbye në Grozni në vitin 2009 dhe u gjet më vonë e vdekur. Grupimet e të drejtave të njeriut kanë një listë me mbi 5 mijë çeçenë që rezultojnë ende të zhdukur.

Zyra e Kadyrov tha se ai nuk ishte i disponueshëm për intervistë.

Besnikëria e tij mund të jetë e sikletshme edhe për Kremlinin. Në zgjedhjet e fundit, partia e Presidentit Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, fitoi më shumë se 99 për

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›