E Diel, 1 Nëntor 2026

Çekët e CEZ-it nisin gjyqin me Shqipërinë në Arbitrazh për heqjen e licensës

ceziÇeki- Kompania energjitike CEZ ka nisur procedurat për të nisur procesin gjyqësor me Shqipërinë në Gjykatë e Arbitrazhit. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në internet të kompanisë, thuhet se do të kërkohet nga Shqipëria dëmshpërblim për mosmbrojtjen e investimeve në sistemin energjitik.

Në njoftim thuhet se në vitin 1995 të dyja Republikat, si ajo çeke dhe ajo shqiptare kanë ratifikuar traktatin ndërkombëtar të energjisë, i cili shërben si rregullator për mrojtjen e investimeve. Pikërisht dhe ky traktat është baza ligjore ku mbështetet kompania.

Më tej në deklaratë thuhet se nisja e procedurave të arbitrazhit ka nisur formalisht, dhe kjo nuk largon mundësitë për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve.

Në 21 janar të këtij viti qeveria shqiptar hoqi licensën e kompanisë çeke, dhe në krye të saj u vu administratori Sahit Dollapi. Shkak i këtij vendimi, sipas ekezkutivit, u bë mos përmbushja e kritereve të marrëveshjes nga vetë kompania.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›