Çekët ftojnë Papa Françeskun në Shqipëri
Kjo letër qe shihni i drejtohet Papa Franceskut, ku i kërkohet atij te vizitoje Shqipërinë. Do te ishte deri diku normale nese ketë letër te hapur do ta kishte shkruar një grup besimtaresh katolike shqiptare, por ajo çka bën habi, është se letra mban firmën e Milan Hulik, një avokat çek, i cili vizitoi Shqipërinë dhe veriun e vendit për here te pare këtë vere.
I shoqëruar nga dy mikesha te tij po çeke, Milan tregon për “Vizion Plus”, sesi ne këtë faqe interneti dedikuar Shqipërisë, e ku mund te marrësh informacion ne 5 gjuhe te ndryshme, ai ka publikuar letrën e tij te hapur.
Arsyet e ftesës për avokatin lidhen ngushtësisht me kishat katolike ne veri dhe familjet qe u përpoqën te ruajnë fenë, edhe gjate komunizmit. Por, bashke me iniciativën për ti dërguar Papa Franceskut këtë kërkese, çeket qe administrojnë faqen e internetit duket se janë mahnitur ne Shqipërinë. Aq sa, ata nuk ngurrojnë te bëjnë edhe ironi me paralajmërimet e Ministrisë se Jashtme çeke mbi masat qe duhen marre nëse viziton Shqipërinë.
