E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeki, Presidenti emëron Kryeministrin e ri

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ka emëruar këshilltarin e tij të ekonomisë, Jiri Rusnok, në postin e kryeministrit.

Emërimi vjen pak ditë pas rënies së qeverisë së kryeministrit Petr Necas, për shkak të një skandali me korrupsion.

Partitë politike kanë thënë se do të sfidojnë emërimin, nga frika se mund ti japë presidentit shumë pushtet.

Rusnok ka qenë ministër i Financave në qeverinë e majtë të Zemanit, në periudhën 2001-2002.

Ai duhet të marrë votën e besimit në parlament, për të qeverisur deri në zgjedhjet e majit 2014.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›