E Diel, 1 Nëntor 2026

Çekia angazhohet për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së

Qeveria çeke angazhohet të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit Evropian. Në përfundim të takimit dypalësh në Pallatin e Brigadave, Presidenti Topi dhe Presidenti çek, Vaclav Klaus, dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh. Presidenti Topi vlerësoi angazhimin e qeverisë çeke në drejtim të integrimit europian, ndërsa u shpreh se gjatë takimit dypalësh u diskutua për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit mes dy vendeve. Nga ana e tij, Presidenti çek, Vaçslav Klaus, shprehu angazhimin e qeverisë së tij për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian. "Që nga prilli i këtij viti jemi edhe partnerë në bashkësinë euroatlantike dhe do të mbështesim të ardhmen europiane të Shqipërisë", deklaroi Presidenti çek. Duke u ndalur në takimin dypalësh, ai shtoi se "ne patëm diskutime miqësore dhe serioze, prekëm shumë çështje që ju përkasin marrëdhënieve tona dy palëshe, por edhe në kontekstin rajonal". Presidenti Klaus bëri të ditur se mirëpret Presidentin Topi për një vizitëz zyrtare në Republikën Çeke. Presidenti i Çekisë, Vaçslav Klaus, nisi sot paradite një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Presidenti çek do të takohet me autoritetet më të larta të vendit, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Gjithashtu, në programin e vizitës zyrtare të Presidentit Klaus është edhe promovimi i librit të tij "Planeti blu nën vargoj të gjelbër", si dhe një takim me Forumin e biznesit shqiptaro-çek.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›