E Shtunë, 31 Tetor 2026

Treguesit e import - eksportit me Kinën, më të larta se një vit më parë

Tregtia e jashtme e vendit tonë me Kinën ka ardhur drejt rritjes gjatë këtij viti, çka ka sjellë shtimin e mallrave kineze në tregun shqiptar. Sipas të dhenave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), tregtia tradicionale me shtetin e madh aziatik ka vazhduar edhe gjatë këtij viti me ritme të kënaqshme, duke patur tregues në rritje si për importin, ashtu edhe për eksportin. Në muajin korrik 2009 nga tregu kinez u importuan në Shqipëri mallra me një vlerë prej 2,259 miliardë lekë (nga 2,115 miliardë lekë që ishte kjo shifër vitin e kaluar). Ndërsa gjatë 7 muajve (janar-korrik), nga Kina u importuan mallra të ndryshme me një vlerë prej 18,117 miliardë lekë (nga 15,119 miliardë lekë që ishte kjo shifër në vitin 2008). Ndërkohë, sipas INSTAT, gjatë muajit korrik 2009, drejt tregut kinez u eksportuan mallra të ndryshme me vlerë prej 922 milionë lekë (nga 459 milionë lekë vitin e kaluar). Ndërsa gjatë 7 muajve u eksportuan drejt Kinës mallra me një vlerë prej 2,297 miliardë lekë (nga 1,549 miliarde lekë që ishte kjo shifër vitin e kaluar). Këta tregues pasojnë ata të arritur gjatë vitit të kaluar në tregtinë e jashtme me Kinën. Gjatë vitit 2008, nga ky vend aziatik u importuan mallra me një vlerë prej 32,731 miliardë lekë (nga 25,134 miliardë lekë në 2007). Gjatë vitit të kaluar, drejt tregut kinez u eksportuan mallra me një vlerë prej 3,108 miliardë lekë (nga 2,494 miliardë lekë në vitin 2007).

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›