Çekosllovakia, revolucioni i papërfunduar
Shenjtori mbrojtës i qytetit të Pragës hedh vështrimin nga platforma e lartë në qendër të kryeqytetit. Shprehja e tij është gjithmonë domethënëse, por veçanërisht në këto 20 vitet e fundit, Mbreti i mirë Wenceslas ka shumë mundësi të jetë kënaqur me ndryshimet fillimisht politike e më pas edhe ekonomike të vendit. Megjithatë, po ta pyesësh, përmes heshtjes së tij do të të thotë se ende vazhdon përreth të shohë forca rivale që akoma konfrontohen me njëra-tjetrën për të fituar "shpirtin" e popullit çek. Statuja e martirit të shekullit X, Mbretit të Bohemisë, është e rrethuar me dyqane luksoze, në të cilat hyjnë e dalin njerëz të veshur mirë, me makina të shtrenjta, që përshkojnë sheshin kryesor të Pragës, në të cilin kriza ekonomike duket një koncept i largët. Por ndërkaq, sytë i zënë edhe disa kazino ruse, që janë 24 orë të çelura dhe frekuentohen nga biznesmenë të pasur, kryesisht rusë, të cilët kërkojnë ta rikolonizojnë sërish Çekinë. Sheshi "Wenceslas" në Pragë është aktualisht më shumë se një bulevard i thjeshtë. Ai ishte epiqendra e Revolucionit të Kadifenjtë, protesta e madhe që goditi një prej regjimeve më të egër komunistë në Europën Lindore, brenda një periudhe njëmujore, nga nëntori deri në dhjetor të vitit 1989. Kjo lëvizje nisi pas shtypjes brutale të një marshimi paqësor studentësh, që kishte dalë në sheshin e qytetit dhe ishte drejtuar për nga qendra e tij, më saktësisht për nga statuja e martirit kombëtar. Çekosllovakia, siç quhej atëherë shteti që ishte formuar nga bashkimi i Çekisë me Sllovakinë, ishte një nga gurët e parë të dominosë që ra, duke shkaktuar edhe rënien e komunizmit në vende të tjera fqinje si Hungaria apo Polonia, e më pas edhe në vetë Bashkimin Sovjetik. Pavarësisht rëndësisë së madhe që pati ky revolucion në fatin dhe ardhmërinë e vendit, sot ekziston një lloj paqartësie në lidhje me mënyrën e përkujtimit të këtij revolucioni. Ka shumë dyshime lidhur me numrin e çekëve që do të marrin pjesë në marshimin përkujtimor. Por ky nuk është problemi kryesor. Ai ka të bëjë me pyetjen që po përsëritet gjithnjë e më tepër në një sërë rrethesh në lidhje me vetë idenë e revolucionit dhe fillimin e suksesit e tij në mënyrë thuajse paqësore e pa gjakderdhje. Për të përkujtuar këtë përvjetor janë përgatitur shumë festime dhe në sheshin kryesor të Pragës ka një javë që janë vendosur tribunat e foltoret. Me këtë rast do të përkujtohen edhe heronjtë çekë të rezistencës së para ‘89-ës. Në një tribunë ndodhet një panel që i dedikohet Stanislav Pencit, i cili u arrestua dhe u rrah, pasi në vend të monumentit të Leninit donte të vendoste atë të Xhon Lenonit. Ky person vazhdon që të jetojë ende në Çeki dhe aktualisht kryeson një grup që mbron vlerat rurale me emrin "Miqtë e dhisë", që në fakt ka një domethënie më vulgare se kaq. Në çekisht fjala "dhi" dhe "cica" është e njëjtë. Ai është i revoltuar, sepse organizatorët e ceremonive përkujtimore nuk e kanë pyetur në lidhje me vendosjen e fotos së tij të viteve të shkuara në një ekspozitë të çelur në Pragë. "Kjo është një sjellje tipike e festimeve në Çeki. Njerëzit që janë në pushtet, vazhdojnë të manipulojnë historinë dhe personazhet historikë, duke i përdorur pa u marrë leje dhe mbi të gjitha duke vënë në gojët e tyre fraza që nuk i kanë thënë kurrë", thotë Penc. Ai vazhdon që të jetë një disident, sepse sipas tij revolucioni që nisi dhe u udhëhoq nga poetët dhe këngëtarët u shndërrua në një lëvizje që kaloi në duart e ustallarëve që nisën të përfitonin për vete nga ndërrimi i pushteteve dhe mbi të gjitha të vazhdonin lidhjet e fshehta me pushtetin e mëparshëm. "Në vitin ‘89 donim që të përmbysnim nga pushteti elitën qeverisëse, atë grusht të vogël njerëzish që kishin grumbulluar pushtetet e para. Por çfarë arritëm në fakt përmes protestës sonë? Arritëm sërish qeverisjen e vendit nga një grusht njerëzish të korruptuar, që kanë ende në duart e tyre pushtetet e para dhe që e përdorin vendin vetëm për përmbushjen e interesave të tyre". Megjithatë, Çekia e sotme është shumë e ndryshme nga Çekosllovakia e 20 viteve më parë. Po të kthesh kokën pas, do të shohësh shkëputjen paqësore të Çekisë nga Sllovakia në vitin 1992 përmes të ashtuquajturit "Divorci i Kadifenjtë" dhe arritjet ekonomike që e bënë këtë vend të shndërrohet në një anëtar dinjitoz të Bashkimit Europian. Çekët mund të thonë me gojën plot se në këto 20 vjet janë periudha më e gjatë e pavarësisë që kanë përjetuar në historinë moderne të vendit të tyre. Por çekët vetë janë një popull i veçantë, që shpesh parapëlqejnë të kujtojnë me njëlloj nostalgjie mazohiste dështimet dhe zhgënjimet e tyre. Jo më kot ky është vendi i dy të mëdhenjve të letërsisë botërore, Kafkës dhe personazhit të famshëm, ushtar Shvejkut. Çekët, sipas asaj çka thonë për veten e tyre, janë një komb që ankohen shumë shpejt edhe për gjënë më të vogël, por nga ana tjetër janë po aq të ngadalshëm për t‘u organizuar në protesta. Ata janë thelbësisht pasivë, por e urrejnë kur dikush u thotë se çfarë duhet të bëjnë. Demokracia e pati të vështirë që të trokiste në derën e çekëve. Korrupsioni në këtë vend është shumë i madh dhe i sofistikuar. Interesi i njerëzve te politika është shumë i ulët. Republika Çeke ishte shteti i vetëm që për një kohë të gjatë, përmes Presidentit të saj, kundërshtoi miratimin e Traktatit të Lisbonës. Sa u takon çekëve të rinj, ata janë shumë dyshues, sidomos në lidhje me arritjet e së shkuarës dhe shpesh shumë semplicistë ndaj versionit zyrtar të Revolucionit të Kadifenjtë. Atyre u pëlqen që të thonë se ai nisi një javë pas rënies së Murit të Berlinit dhe disa muaj më pas nisën që të shkrinin edhe akujt e Moskës, Budapestit dhe Varshavës. Ajo çka ata nuk kuptojnë, është se përse prindërit e tyre pritën kaq gjatë për të përmbysur një regjim diktatorial? Një 21-vjeçar ankohet se marshimi i madh në qendër të Pragës, i programuar për të festuar e përkujtuar 17 nëntorin, është organizuar si një paradë cirku. "Festimet janë të mira, por bashkë me to duhen edhe reflektimet dhe qeveria aktuale nuk ka parashikuar një vend për to në festimet e 20-vjetorit të Revolucionit të Kadifenjtë", thotë 21-vjeçari.
Ndërkaq janë shtuar zërat si nga ana e të rinjve, ashtu edhe nga ata më të vjetrit, në lidhje me nevojën për të reflektuar ndaj ngjarjeve të së shkuarës dhe mbi të gjitha në lidhje me arritjet e vërteta pozitive të çekëve gjatë këtyre 20 viteve që pasuan revolucionin dhe fillimin e një epoke të re. Lubos Dubravski ka qenë komunist në rini të tij dhe më pas një disident intelektual në vitet ‘60. Pas represionit në Pragë, në pranverën e vitit 1968, atë e detyruan që të punonte me punë të rënda. Ai ishte një nga nënshkruesit e "Kartës 77", në të cilën kërkohej respektimi i të drejtave të njeriut në vitin 1977 dhe më pas anëtar i Forumit Qytetar që drejtohej nga poeti dhe dramaturgu Vaslav Havel. Ishte pikërisht ky forum që negocioi me pushtetin e vjetër në lidhje me ndryshimet e epokës së re në vitin 1989. Më pas ai u bë ministër i Mbrojtjes dhe aktualisht në moshën 77-vjeçare vazhdon të shkruajë nëpër gazeta në lidhje me politikën e vendit dhe atë ndërkombëtare. Ai është një nga kritikët më të mëdhenj të zgjedhjeve që janë bërë në këto 20 vitet e fundit, veçanërisht është kritik i kalimit shumë të shpejtë nga ekonomia e komanduar në atë të tregut të lirë që gjeneroi korrupsion dhe shumë probleme të tjera, të cilat janë mahisur keq sot. "Gjatë këtyre viteve janë humbur shumë shanse, por të gjithë kush më shumë e kush më pak kemi humbur shanse në jetë", thotë Dubrovski. Ndonjëherë, kur është në orë të mira, ai sheh edhe anën pozitive të ndryshimeve, si rritjen e standardit të jetesës, ekonominë. Lubos Vesley, 33 vjeç, është një historian i ri i respektuar, që punon në Ministrinë e Jashtme në sektorin e marrëdhënieve të vendit të tij me Poloninë fqinje. Në nëntor të vitit 1989, ai ishte vetëm 13 vjeç dhe prindërit e këshilluan atëherë që të qëndronte larg demonstratave të kundërshtarëve të regjimit, por ai nuk i dëgjoi. "Imagjinoni sikur në vitin 1989, ose edhe një vit më vonë, t‘i thoshit më optimistit të çekëve se pas disa vitesh vendi do të ishte anëtar i BE-së dhe NATO-s. Jam i sigurt që askush nuk do të kishte për ta besuar një gjë të tillë. Kjo do të thotë që ndryshimet janë të paimagjinueshme", thotë historiani i ri. Po çfarë ndodhi gjatë Revolucionit të Kadifenjtë? Ivan Spirakus, 43 vjeç, është një biznesmen që ka një biznes të vetin. Ai ishte në vitin ‘89 një nga studentët që marshuan në qendër të Pragës. "Ne nuk e kishim idenë se çfarë po bënim dhe se ku e si do të përfundonte protesta jonë. Gjithë sa di ishte se protesta nisi si një miting me lejen e dhënë nga Komiteti i Rinisë. Në atë kohë nuk kishim shumë informacion në lidhje me zhvillimet më të fundit në Poloni dhe Gjermaninë Lindore, por nuk është se kishim ndonjë synim të qartë dhe madhor për vendin tonë. Mbaj mend se u mbajtën disa fjalime nga studentët, që nuk ishin aspak as radikale e as kërcënuese për regjimin në fuqi. Ajo që shkaktoi zemërimin mbarëpopullor ishte shtypja e kësaj proteste nga forcat e rendit. Protesta nuk drejtohej nga disidentët, por nga studentët, ndaj ndërhyrja nuk kishte përse të ishte aq brutale. Një ditë më pas nisi një demonstratë e madhe në sheshin kryesor të Pragës, në të cilën merrnin pjesë rreth 1 milion njerëz. Nuk mund ta përshkruaj dot ndjenjën e atyre ditëve të zjarrta, atë ndjenjë të jashtëzakonshme ngrohtësie njerëzore që mbizotëronte kudo dhe e bënte turmën e njerëzve një trup të vetëm. Nuk jam ndjerë kurrë më pas kështu", rrëfen biznesmeni ish-student. Çekosllovakia deri atë ditë i ngjante një vendi të qetë dhe të ngrirë, ndaj ai organizim masiv tërhoqi shumë vëmendjen e shtypit vendas dhe të huaj. Kudo ndihej era e ndryshimit dhe ajo ditë, si dhe ditët e tjera të protestave që pasuan, janë edhe pika më kulmore e ndryshimit dhe shkaku i rrëzimit nga pushteti i komunistëve. Një pjesë e madhe e çekëve mendojnë se një meritë të madhe në ato ditë pati poeti dhe ish-presidenti i vendit, Vaslav Havel. Ai, në vend që të kishte pranuar kompromiset e ofruara nga ana e pushtetit, që ndoshta muaj më parë do të kishin qenë shumë të mirë, vendosi që t‘i shkonte deri në fund protestës. Haveli deklaroi se populli nuk kishte më nevojë për koncesione të pjesshme, por për ndryshime radikale pushteti.
Pas 20 vitesh, këndvështrimet për revolucionin dhe vitet e kapitalizmit që pasuan janë nga më të ndryshmet, por aktualisht shpresa e madhe e vendit janë dhe duhet të jenë të rinjtë që kanë lindur pas vitit ‘89, të cilët nuk kanë kujtime të regjimit të kaluar. Ata kanë një vizion të ri për botën, të panjollosur nga mënyrat e vjetra të qeverisjes dhe drejtimit të vendit. Dhe kjo është një e vërtetë që nuk vlen vetëm për Çekinë.