Buxheti 2010, të gjithë duan rritje
Ministria e Financave është kryqëzuar dje nga moria e kërkesave për fonde shtesë, nga institucione të ndryshme. Edhe pse projektbuxheti 2010 është hartuar dhe miratuar me kërkesat e vetë ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, "uria" për të pasur më shumë fonde nga sa meritojnë vë në pozicion të vështirë Ministrinë e Financave, e cila duhet të nisë nga e para riformulimin e projektbuxhetit. Pavarësisht se shuma totale 411 miliardë lekë është miratuar nga qeveria, nuk përjashtohet mundësia që të ndryshojë gjatë miratimit në Kuvend, pasi gjatë gjithë ditës së djeshme, nga mbledhjet maratonë pothuajse të gjitha ministritë duan fonde shtesë, të paparashikuara në program. Kështu, Ministria e Bujqësisë kërkon 1.1 miliard lekë për rritjen dhe zhvillimin e ullirit, Ministria e Ekonomisë kërkon 100 milionë lekë për promovimin e biznesit, Ministria e Mjedisit kërkon më shumë fonde për pagat, Transportet duan sa më shumë të mundet për mirëmbajtjen e rrugëve, e kështu me radhë. Vetëm Ministria e Turizmit është treguar e matur, duke falënderuar Ministrinë e Financave për mbështetjen e dhënë dhe duke uruar që paratë e vëna për shpenzimet e 2010-s të shkojnë në prioritetet e duhura. Mbledhja maratonë e diskutimit të projektbuxhetit 2010 nisi rreth orës 10.00 në Komisionin e Ekonomisë dhe përfundoi rreth orës 14.00 në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, në të cilën raportuan pesë ministri.
Ankesat
Të gjitha ministritë dhe institucionet e kanë kuptuar "lojën" e Ministrisë së Financave, e cila e ka rritur buxhetin 2010 duke u bazuar me suplementarin e shtatorit 2009 dhe jo me atë të fillimvitit. Gjatë diskutimeve të djeshme, në komisionet parlamentare ankoheshin për rritje jo reale të buxhetit, duke pretenduar më shumë fonde. Po të bëhen krahasimet me buxhetin 2009 të miratuar në fund të 2008-s, rritja paraqitet tepër modeste dhe nëse krahasohet me buxhetin e ndryshuar në shtator, diferenca është e madhe, pasi shumë ministrive iu shkurtuan fondet, për shkak të ndërprerjes së investimeve pas datës 3 gusht. Megjithatë, i gjithë projektbuxheti 2010 vlerësohet të jetë rreth 411 miliardë lekë, ose me një rritje prej rreth 2.4 për qind, krahasuar me buxhetin suplementar të vitit 2009, ose në shumë absolute rreth 9.8 miliardë lekë më shumë. Shifrat janë publikuar nga Ministria e Financave dhe rrëzojnë poshtë pretendimin e kreut të saj, Ridvan Bode, i cili raporton se buxheti është rritur me 600 milionë dollarë, kur në fakt 9.8 miliardë lekë diferencë me kursin e sotëm të valutës (92 ALL - 1 USD) janë 105 milionë dollarë.
Ministria e Ekonomisë
Në tërësi, dikasteri i Dritan Priftit vlerëson rritjen e fondeve për investime në 68 për qind, por, nga ana tjetër, ngre pretendimin se pjesa dërrmuese e parave vijnë nga të huajt, të cilët i lëvrojnë me vështirësi paratë. I përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm, Durim Kraja, Ministria e Ekonomisë kërkon të ketë rreth 100 milionë lekë më shumë në buxhet, i cili do të shkojë për zhvillimin e biznesit, rritjen e investimeve të huaja, duke forcuar kapacitet e "Albinvest", që tashmë do të funksionojë si një sportel "one stop shop" për biznesin e huaj. METE-s i janë dhënë në total 3.5 miliardë lekë, ose 42 për qind më shumë, shkaktuar nga rritja me 1 miliard e investimeve, krahasuar me buxhetin e rishikuar në shtator. Për këtë arsye, Kraja tha se në të vërtetë buxheti i ministrisë nuk e ka atë rritje reale që pretendon Ministria e Financave, nëse bëhet krahasimi me atë të fillimvitit 2009. Programi "Mbështetje për zhvillim ekonomik" zë peshën kryesore, rreth 30 për qind të investimeve totale të kësaj ministrie, për të cilin janë parashikuar 729 milionë lekë.
Ministria e Bujqësisë
Institucioni që mbulon bujqësinë dhe ushqimin në vend do të marrë një sasi të konsiderueshme parash për t‘i shpenzuar në vitin 2010, rreth 6.8 miliardë lekë, ose 1.6 miliardë lekë më shumë. Megjithatë nuk mungojnë pretendime për më shumë fonde të nevojshme për zhvillimin e ullirit apo regjistrimin e bagëtive. Drejtori i financës në Ministrinë e Bujqësisë tha para Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se, jo vetëm që nuk është miratuar rritje për fondin e ullirit, por është ulur me rreth 20 milionë lekë. "Na duhen të paktën 1.1 miliardë lekë që të vijojmë me reformën e mbjelljes së 20 milionë rrënjëve ulliri", tha drejtori i bujqësisë, kurse Valbona Paluka, drejtoresha e sigurisë ushqimore kërkoi 100 milionë lekë për vijimin e matrikullimit të bagëtive.
Ministria e Transporteve
Për vite me radhë ka pasur privilegjin të menaxhonte shumën më të madhe të buxhetit, por përfundimi i rrugës Rrëshen-Kalimash ia ka reduktuar fondet, me të paktën 30 miliardë lekë. "Kuptoj që Ministria e Financave ka bërë të pamundurën për ne që të rriten fondet, por do të ishte akoma dhe më mirë sikurse të kishim më shumë para në buxhet, pasi fondi për mirëmbajtjen e rrugëve kërkon mbështetje. Edhe për ujësjellësit, që janë 8 miliardë lekë, vlera është e logjikshme, por insistoj të kemi më shumë se kaq", tha Sonila Baka, drejtoresha e buxhetit në MPPTT. Por, sipas kryetarit të komisionit, Jemin Gjana, fondet e ministrisë janë të mjaftueshme për të vijuar procesin e investimeve, pasi për vite me radhë ka pasur më shumë se institucionet e tjera.
Ministria e Mjedisit
Tjetër shqetësim vinte nga ministria e Fatmir Mediut, të cilit i janë shkurtuar fondet për pagat e punonjësve sezonalë, që nevojiten për ruajtjen e pyjeve. Përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Mbrojtjes së Ujërave, kërkoi të rishikohet fondi për pagat e punonjësve që ruajnë pyjet nga zjarri gjatë stinës së verës. Ai, gjithashtu, sugjeroi që projekti me vlerë 4 milionë euro i Porto Romanos të përfshihet edhe pjesa e Ministrisë së Mjedisit. Në total, Mjedisit i janë dhënë në projektbuxhet 2.1 miliardë lekë ose 7.6 për qind më shumë.
Ministria e Turizmit
E përfaqësuar nga zv.ministrja Suzana Turku, Turizmi, Kultura dhe Sportet do të kenë një volum prej 2.6 miliardë lekësh, ku 973 milionë lekë u takojnë investimeve kapitale. "Ndër programet e kësaj ministrie, prioritet është Arti dhe Kultura, parashikuar me një vlerë 345 milionë lekë, që zë 56 për qind të investimeve të brendshme kapitale. Ndërkohë që financimi i huaj është përqendruar kryesisht në zhvillimin dhe nxitjen e turizmit (55 për qind të fondeve të parashikuara)", tha Turku. Zv.ministrja nuk paraqiti ndonjë pretendim për rritje fondi, madje shtoi se zhvillimi i sektorit që mbulon ndikohet edhe nga puna e ministrive të tjera, në rast se ata mbështeten financiarisht nga qeveria.