E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çeku në Guitarra Viva

Solistët nga Zagrebi shoqëruan të martën mbrëma kitaristin shqiptar, Petrit Çeku, dhe dy kitaristët e tjerë, spanjollin legjendar Pepe Romero , dhe kroatin Zoran Dukic, në ekzekutimin e kompozimeve të Brouwer, Moreno, Boccherini dhe Cordero.

Ciklusi kitaristik Guitarra Viva për publikun zagrebas kishte përgatitur një ngjarje spektakolare të martën mbrëma. Në koncertin e mbajtur në sallën e madhe të qendrës Vatroslav Lisinski, interpretuan tre kitaristë të njohur botërorë: Petrit Çeku, Zoran Dukic, dhe legjenda spanjolle e kitarës, Pepe Romero.

Për adhuruesit e muzikës në Zagreb trioja e mjeshtërve në kitarë kishte përgatitur një “meny” të zjarrtë kompozimesh kitaristike të Brouwer, Moreno, Boccherini dhe Cordero, ndërkohë që pjesë e programit ishin edhe vallëzimet e Bartok.

Interpretimi i tre virtuozëve në kitarë vetëm sa i konfirmoi pohimet e agjencisë kroate Artagent dhe të solistëve zagrebas, të cilët këtë mbrëmje me plotë të drejtë e paralajmëruan si koncertin e vitit në kryeqytetin kroat.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›