Çel Behari në polici

Riformatizimi i kabinetit qeveritar nuk prek vetëm ministrat dhe zëvendësit e tyre. Ndryshimi i fundit është ndërrimi kreut të Policisë së Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi tashmë ka vendosur të zëvendësojë Sheremet Ahmetin, drejtorin e përgjithshëm të kësaj policie.
Burime të mirinformuara të Expressit shpjegojnë se tashmë është vendosur për këtë nga Kryeministri i vendit. Në të njëjtën kohë, kreu i ekzekutivit ka emëruar edhe drejtorin e ri.
“Ai është Behar Selimi, aktualisht ndihmës drejtor për Policinë Kufitare”, thotë burimi i gazetës. Sipas këtij zyrtari të lartë, kjo do të bëhet edhe zyrtarisht publike të martën. “Nesër (të martën) kjo do të zyrtarizohet edhe formalisht”, thotë burimi.
Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, thotë të mos ketë fare dijeni për diçka të tillë. “Nuk ka vendim të tillë për këtë çështje, as shkarkim e as ngarkim me detyrë”, thotë Krasniqi për Express. “Ju e dini se sot ka qenë ditë pushimi”, thotë zëdhënësi i Qeverisë.
Por, vendimi thjesht pritet të zyrtarizohet dhe Behar Selimi të vendoset edhe zyrtarisht në kreun e Policisë së Kosovës.
Gazeta është përpjekur gjatë tërë ditës së hënë të kontaktojë Behar Selimin për të kuptuar nëse atij i është komunikuar edhe zyrtarisht ky vendim. Megjithëkëtë, kontakti me të ishte i pamundur.
Pavarësisht kësaj, disa ditë më parë, kur Express ka publikuar se largimi i Sheremet Ahmetit është thuajse punë e kryer dhe mundësinë që njëri prej tyre, Behar Selimi ose Kadri Arifi të emërohet në vendin e tij, kreu i Policisë Kufitare ka deklaruar se është duke punuar normalisht në detyrën që ka. “Mendoj se jam duke i kontribuar mirë vendit këtu ku jam”, ishte shprehur Behar Selimi, pa dashur të sqarojë nëse do të konkurronte për detyrën e kreut të Policisë së Kosovës.
Me një vendim të tillë, Kryeministri i vendit ka shkurtuar procedurat e gjata të konkursit. Kjo për faktin e para pak më shumë se një viti, kur përmes konkursit është zgjedhur Sheremet Ahmeti në krye të Policisë së Kosovës, në listën e ngushtë kanë qenë edhe Behar Selimi dhe Kadri Arifi. Në këtë rast, meqë Kryeministri është i njëjti, atëherë ai thjesht ka vendosur për njërin prej kandidatëve të atëhershëm, duke mos lejuar që policia të mbetet me ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm.
Nën drejtimin e ish drejtorit Sheremet Ahmeti, Policia e Kosovës ka pasur progres dhe respekt të theksuar deri në momentin kur në Dhomën e Provave asaj iu vodhën më shumë se 50 kilogramë drogë dhe para të tjera të konfiskuara në operacione të ndryshme policore. Sheremet Ahmeti do të mbahet mend edhe për gatishmërinë e tij për të dhënë llogari në lidhje me punën e tij. Por, pavarësisht se këtë e ka kërkuar disa herë Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës, diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. Përveç opozitës, zyrtari më i lartë nga pozita që publikisht ka kërkuar shumë herë largimi e Ahmetit nga kjo detyrë ka qenë Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës. Thirrjet e tij për largim të Ahmetit janë shpeshtuar sidomos pas vjedhjes që ka ndodhur në Dhomën e Provave.
Ndërkohë, drejtori i ri i emëruar, Behar Selimi, është pjesëtar i policisë së Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 1999 dhe njihet si zëdhënësi i parë i këtij institucioni. Për dhjet vjet ai ka arritur të marrë edhe gradën e gjeneralit, e cila në momentin e ceremonisë nuk i ishte dhënë nga institucionet e atëhershme të dominuara nga UNMIK-u, veprim i cili gati pat shkaktuar incident. Selimi është i martuar, ka fëmijë dhe jeton në Prizren.