E Diel, 1 Nëntor 2026

elet ekspozita fotografike Hadrianopolis qytet romak ne Epirin e lashte

Ekspozita fotografike “Hadrianopolis”, një qytet romak në Epirin e lashtë, sot Sofratikë në jug të Shqipërisë, është çelur pasditen e sotme në Institutin Italian të Kulturës, në kuadër të javës së 11-të gjuhës italiane në botë.

Ekspozita e kuruar nga Roberto Perna dhe Sofia Cingolani, që synon ilustrimin e aktiviteteve dhe rezultateve të misionit arkeologjik të Universitetit të Macerata-s në Hadrianopolis, është e ndarë në dy pjesë.

E para, e pasuruar me një aparat shpjegues, niset nga analiza e kontekstit territorial në të cilin Hadrianopolis është i vendosur dhe më pas arrin në përshkrimin e vetë qytetit, ku hetimet e fundit arkeologjike sqarojnë gradualisht aspektin urban dhe monumental.

Ndërsa pjesa e dytë ka për qëllim të sigurojë, nëpërmjet 60 fotografive me ngjyra dhe bardhë e zi, një pamje ndjellëse dhe origjinale të peisazheve, arkitekturës dhe jetës në luginën e Drinos.

I pranishëm në çeljen e ekspozitës, ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi u shpreh se kjo ekspozitë është pjesë e trashëgimisë së përbashkët italo-shqiptare dhe se lidhjet e dy vendeve kanë ekzistuar që në lashtësi.

Por, sipas Bumçit, ashtu si kultura italiane është e pranishme në Shqipëri, edhe kultura jonë duhet të njihet më shumë në Itali.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›