E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta Shqiperia duhet te kishte marre statusin pengese politika

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë fjalës së tij në konventën e grave të kësaj force akuzoi politikën shqiptare se ka penguar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ai tha se nuk kanë qenë kriteret ekonomike apo përafrimi i legjislacionit, ato që kanë penguar marrjen e statusit, por për fat të keq ka qenë politika.
“Shqipëria duhet ta kishte marrë statusin, pengesë ka qenë vetëm potlitika. Nuk kanë qenë kriteret ekonomike apo përfarimi i legjislacionit, ku është bërë një punë e jashtëzakonshme, por për fat të keq, pengesë ishte politika e papërgjegjshme, e cila në vend që të japë kontribut pozitiv përpiqet të gjejë pretekste për të vonuar një proces me interes kombëtar”-deklaroi Meta.
Ndërkohë kreu i LSI-së shtoi se është e nevojshme të ndërtohet një Shqipëri pozitive me dasghurinë e nënvae dhe vajzave të cilat sakrifikojnë për të përballuar kostot e së përditshmes ekonomike dhe sociale.
“Kemi nevojë për të ndërtuar një Shqipëri pozitive, për të ushqyer këtë shoqëri pozitive me dashurinë e nënave dhe vajzave të shqipërisë, sepse janë ato që sakrifikojnë për të përballuar kostot e të përditshmes ekonomike dhe sociale, të cilat janë dhe për arsye objektive, por dhe sepse një pjesë vijnë nga tensionimi i klimës politike”-tha ai.
Kreu i LSI-së u ndal edhe në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, që sipas tij është një vit historik për vendin, ku duhen kujtuar patriotët e mëdhenj, rilindasit e shquar, të cilët sollën vetëdijen e domosdoshmërisë për ta shpallur pavarësinë, për ta bërë fakt të kryer, e për t’u dhënë fund padrejtësive historike ndaj vendit tonë.“Këtë përvjetor do të përulemi me nderim në Vlorë, jo vetëm për veprën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, por do kujtojmë duart e Marigosë që qëndisi atë flamur, por dhe përkushtimin e të gjitha grave shqiptare për dekada të tëra për forcimin e shtetit tonë. Do të nderojmë me respekt, jo vetëm të gjitha ato gra dhe vajza që ishin pjesë aktive e rilindjes kombëtare e që bënë aq shumë për gjuhën shqipe, motrat Qiriazi, Margarita Tutulani e qindra të tilla që në lulen e rinisë së tyre derdhën gjakun për lirinë, pavarësinë e të ardhmen e Shqipërisë”-përfundoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›