E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelet festivali i teatrit ballkanik

Ka startuar te merkuren ne mbremje festivali me i ri i teatrove ne Shqiperi e pikerisht festivali i teatrit ballkanik. Ka qene pikerisht trupa shqiptare e teatrit me Pirandello dhe “6 personazhe e tij qe kerkojne autor” te cilet kane celur festivalin ne teatrin kombetar ne Tirane. I konsideruar nje edicion eksperimental edhe nga vete nismetari i ketij projekti regjisori i njohur Gezim Kame ky festival ku marrin pjese trupa nga Shqiperia, Kosova, Greqia, Mali Zi, Bullgaria, Maqedonia, Bosnja e Serbia, do te sjelle ne skenen e Tiranes shfaqjet me te mira teatrore te vitit.

"Sokrati thote 'O njeri njih punen tende'. Mire eshte qe ne te njohim njeri-tjetrin ketu ne Ballkan dhe pikerisht kete duam te realizojme. Ne jemi kaq afer dhe kemi qene kaq larg me njeri-tjetrin. Them qe arti do ti bashkoje dhe te gjithe se bashku do te ecim ne hapesira te pafundme te Europes se bashkuar ne te ardhmen", tha Gezim Kame, regjisor, organizator i festivalit.

Festivali ne 6 netet e tij do te njohe kryevepra te dramaturgjise boterore me pjese nga autore si Gogol, Ionesku, Pirandello. Shfaqjet jan przgjedhur nga dy organizatort Gezim Kame dhe Aqif Mulliqi dhe aktori Viktor Zhusti. Kriteri baz q shfaqjet t futeshin n festival sht vlersimi q kan marr npr vendet e tyre dhe n festivale t tjera. Ne perfundim festivali do te zgjedhe me te miret e teatrit ballkanik ne regji dhe aktrim duke krijuar keshtu nje atmosfere gare dhe ballafaqimi vlerash mes trupave teatrore.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›