E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në Apoloniopera e tri brigjeve"Silvano"

TIRANE- Do të nisë sonte në mbrëmje në Apoloni shfaqja e operës premierë "Silvano", e kompozitorit të madh verist, Pietro Mascagi. Vënia në skenë e një vepre të tillë është mundësuar nga MTKRS-ja dhe shfaqja do të vihet në skenë në Odeonin e Apolonisë. Projekti është dhe më interesant duke qenë se e njëjta shfaqje do të paraqitet dhe në Greqi dhe Itali. Organizatorët e këtij projekti kanë hartuar një kalendar, i cili përveç shfaqjes në Apoloni, parashikon edhe dy të tjera më datë 5 shtator në "Piazza Duomo", në Cerinjola Provinca e Foxhias në Itali dhe më datë 7 shtator në Teatrin e Korfuzit në Greqi. Për këtë ngjarje nesër në sallën e MTKRS-së zëvendësministrja e Kulturës, Suzana Turku do të japë një konferencë për mediat. Opera "Silvano" është shkruar në vitin 1895 nga Mascagni me porosi të shtëpisë botuese "Sonsogno", e cila ia kishte propozuar kompozitorit këtë projekt si një temë që zhvillohet në një qytet bregdetar, ku dallohet "aroma e Adriatikut".
(s.g/GSH/Balkanweb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›