E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera "Silvano" e Maskanjit , premierë sot në Apolloni



Premiera "Silvano" e kompozitorit të famshëm italian Pietro Maskanji i ngre siparin në 2 shtator në arenën antike të Festivalit Ndërkombëtar të Operas në Apolloni. Në mbështetjen e MTKRS-së dhe ministrit Ferdinand Xhaferraj në orën 20:00 në odeonin e Apollonisë , do të ngjitet opera premierë "Silvano" e kompozitorit të madh verist Maskanji. Kjo opera do të rrugëtojë edhe drejt Italisë dhe Greqisë. Zv ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku u shpreh se ky projekt përcjell dhe marrëveshje të qendrueshme mes këtyre tri vendeve që do të firmoset me 6 shtator .

Stefano Mascagni kompozitori italian më i shquar për operan e tij Kavaleria Rusticana shkroi shtatëmbëdhjetë opera dhe opereta, disa vepra orkestrale dhe vokale si dhe këngë e muzikë për piano. Njihet si i suksesshëm gjatë gjithë jetës së tij, edhe si një kompozitor dhe dirigjent i muzikës që krijoi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›